Me poetin:Isuf Sokoli”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

MASA E DASHURISË
O diell, burimi i jetës, gjithësisë,
Që e ngrohë botën me rrezatime,
Po të kishte një masë të dashurisë,
Sa ti e ka forcën dashuria ime.
Dashuria, si diell e ka rrezatimin,
Vozitë papushim porsi drejtëvizore,
Ndaj s’ka masë ta japë përkufizimin,
Për dashurinë e pastër njerëzore.
E çmuar, thesar e mbi thesar,
Pasuria më e madhe, më e vyer,
Fluks drite, vezullim, margaritar,
Dorë e butë që hapë miliarda dyer.
Madhështore, s’mund të përshkruhet,
Shpaloset me ndriçimin më hyjnor,
Futet brënda zemrave e aty ruhet,
Dhe vishet si mbretëreshë me kuror.
Bardhësi, si valë e bardhë e detit,
Shungullon e vetëtinë si rrufeja,
Në pak sekonda i bie rreth planetit,
Fitimtare gjithmonë ndër beteja.
Transparente porsi qielli blu,
Hyjneshë e bukur, nëna e njerëzisë,
E veshur me përjetësinë, gjithashtu,
Univers i paqës dhe lumturisë.
Isuf Sokoli
“””””””

Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "ALL TOGETHER INTERNATIONAL ANTHOLOGY Boston, USA Certificate Of Lonor To the poet Isuf Sokoli, Albania/Italy In recognition of your valuable contribution to this anthology and your inspiring participation in bringing diverse oices and cultures together through poetry. Your literary contribution helps build intercultural bridges, promotes mutual understanding, and celebrates the power of poetry to connecT humanity. Kujtim Hajdari Founder Ediltor BOSTON USA Kujtim R. Hajdari Founder & Edltor Kujtim.RH Dr. Dr.H.Blery H. Blery Editor- Editor-in-Chief Blory Slory.KO A.Dr"
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.