25.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Elvira Lani

 

..të gjithë ne presim të ndodhë dicka e pazakontë. Dicka shpërthyese, që do të sjellë magjishëm dritë edhe shpresë në grinë e jetës sonë…Nuk e dimë cfarë është dhe as duam ta dimë: mjafton që na emocionon me misterin e saj… mjafton ndjesia profetike e pritjes, që kjo gjë një ditë mund të vijë.. Shpesh është si të shpresosh të bjerë shi nën qiellin pa re dhe përvëlues të një shkretërtire; Ja një postulat i përzotshëm: shpresat lindin prej dëshirave dhe nevojave tona më të mëdha- prandaj janë të pamposhtura! Nuk ka rëndësi nëse ndodh, sepse zakonisht nuk ndodh; rëndësi ka që ne i japim frymë iluzionit dhe presim; në cdo kohë ne presim të shpërthejë një furtunë, shkulm e flakë, që do të ndryshojë jetën tonë; në mos të ndryshojë jetën tonë, të shuajë e fshijë dhe marë me vete të paktën cdo kujtim e mbeturinë që nxin, të së shkuarës….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.