..të gjithë ne presim të ndodhë dicka e pazakontë. Dicka shpërthyese, që do të sjellë magjishëm dritë edhe shpresë në grinë e jetës sonë…Nuk e dimë cfarë është dhe as duam ta dimë: mjafton që na emocionon me misterin e saj… mjafton ndjesia profetike e pritjes, që kjo gjë një ditë mund të vijë.. Shpesh është si të shpresosh të bjerë shi nën qiellin pa re dhe përvëlues të një shkretërtire;
Ja një postulat i përzotshëm: shpresat lindin prej dëshirave dhe nevojave tona më të mëdha- prandaj janë të pamposhtura! Nuk ka rëndësi nëse ndodh, sepse zakonisht nuk ndodh; rëndësi ka që ne i japim frymë iluzionit dhe presim; në cdo kohë ne presim të shpërthejë një furtunë, shkulm e flakë, që do të ndryshojë jetën tonë; në mos të ndryshojë jetën tonë, të shuajë e fshijë dhe marë me vete të paktën cdo kujtim e mbeturinë që nxin, të së shkuarës….