13.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Erinda Bendo

“Gocë Tirone”

Ça do me thënë me pas karakteristikat e nje goce tironce (unë si kam fiks).

Ashtu si lulja prej lules bàn ferk(dallohet), ashtu dallohet dhe vajzat sipas karakteristikave te origjinës.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Po e nis me vargjet e këngës: “Epo kam një bab’ o more amon iftijar

Që s’më le të dal Ke dera ,,

Kjo është një nga këngët që tregon temperamentin e stepur dhe për lezetllikun e gocave qytetare tironce. Për ato goca që studiuan jashtë dhe u rikthyen për të kontribuar me vizion në vendlindje që përpara se Tirana të shpallej kryeqytet, më pas në kohën e Mbretit Zog, në periudhën e regjimit komunist e deri sot. Edhe pse shumica e kanë lënë Tiranën. Nuk mund të le pa i përmendur disa nga mbiemrat si : Kosta, Petrela, Toptani, Llagami, Alla, Hyka, Hysa, Huta, Pinari, Veseli, Halili, Tirana, Boka, Rexha, Fuga, Sula etj, etj.

Këto familje kanë nxjerrë vajza qytetare shumë të respektuara brez pas brezi .

Një vajzë qytetare tironce e ka si të shkruar në ballë fjalën “tarbjet” =limit, bujarinë dhe tolerancën e pakufijshme. Ka një mënyrë unike në mënyrën sesi organizohet, sesi i bën gjërat e saj, dhe sesi i bën njerëzit për vete.

Sërish po citoj folklor:

“S’pari her moj kur t kam pa

Menja kres moj me ka lon

Me dimija jelek t’arit

Ja more mendjen beqarit

Rrak tak tak me nallane

Fitil zemren moj ja bone..

Edhe zëri i tyre është në një nivel mesatar, as i lartë as i ulët, por melodioz e gjysëm i qeshur.

Tiranaset janë ato vajzat e thjeshta që ndonëse për qytetësit e tjerë kanë atë hijen si “tangërllikëse”, apo ndoshts parë me një lloj mendjemadhesie sepse në këto kohë që të gjithë shqiptarët dëshirojnë të jetojnë vetëm në Tiranë ose jashtë kufijve e atyre fati i ka fal shumë të mira, janë ato më të thjeshtat, më pa ego , më pa pretendime! Janë ato vajzat që kanë rënë në dashuri edhe me katunarin që i sillte qumështin mëngjes për mëngjes apo me bahçevonin që i ati kishte punësuar në oborr. Janë histori të vërteta këto, që janë bërë dhe këngë jo se po i shpiki unë.

Dhe për ta kuptuar më mirë mentalitetin e tyre, pë shumë kënd që vjen dhe thotë shkurt: eh më demoralizoj tirana, më shthuri Tirana, më prishi Tirana: Janë thjesht DOKRRA!

Ja keto vargje e shprehin shumë qartë psikozën e tyre:

“Mun Ke bar Sahati

Në mes të Tironës

Ti mor leje babës

Ti mor leje nonës

T’vesh kpucët me taka

Zinxhirin prej ari

Mun Ke bar sahati

Po më pret beqari,,

Pra , goca tironce qytetare është ajo që thot: “Su bo nomi që u bo nomi , që përpiqen ti marrin me sportivitet dhe humor të gjitha vështirësitë e jetës, që ta kthejnë xhevapin (përgjigjen), direkt drejtperdrejt pa llogarit asgjë por në mënyrë të çiltër.

Dhe janë shumë bujare, nuk ta bëjnë kurrë hesapin (llogarinë) dhëmb për dhëmb apo qindarkë për qindarkë, po dijnë ku tolerojnë, dijnë ku falin, dijnë ku bëjnë “erze “, dhe rrumbullakosin me zemër t paster e me njetin e mirë përherë!

Ndërsa në përgjithësi nuk mund të le pa përmendur se:Tironcit nuk janë njerëz të trashë siç cilësohen rëndom nëpër shfaqe humoristike..

Janë njerëz shumë tolerantë..

Shumë të gjerë

Japin shumë

Nuk i përmendin nderet

Dhe nuk ua hedh dot

E mbi të gjitha kurr nuk hakmerren nëse dikush i han hakun

Por kan një lloj sarkazme

Njëlloj humori të holl qe shumëkush nuk e kupton….

Njerëzit nuk përgjithesohen por tirona dhe tironcit (ato pak që kan mbet)janë me te thelle sesa: i qerpiç, nji carac dhe nji budalla n’fis..E.B

“Gocë Tirone”

Ça do me thënë me pas karakteristikat e nje goce tironce (unë si kam fiks).

Ashtu si lulja prej lules bàn ferk(dallohet), ashtu dallohet dhe vajzat sipas karakteristikave te origjinës.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.