Shkruar nga Eljaz Salja
GËZIM, ti ike, po më varfërove.

Si ike pa u ndi fare; të pakten të më thoje: po iki.
Nuk ka shumë kohë që më bëje vërejtje.Eljaz, qeshu pak, mor burrë, kur bën foto, si dikur, që veç qeshnim e gëzonim.Kurse ti veç me buzë në gaz shfaqeshe kudo e kurdoherë.Po s’kish si të ndodhte ndryshe, se natyra të kish zbukuruar dhe bukuria yte e jashtme ishte shprehje përfekte e bukurisë tënde të mbrendëshme; shpirti yt i pastër rrezatonte veç mirësi në çdo kohë e në çdo situatë, për vehte e për kedo.Ti përballeshe veç me njerëz të mirë, se nuk kishte të këqinj për ty,se e keqa nuk kish vend në qenien tënde.

