Si ike pa u ndi fare; të pakten të më thoje: po iki.
Nuk ka shumë kohë që më bëje vërejtje.Eljaz, qeshu pak, mor burrë, kur bën foto, si dikur, që veç qeshnim e gëzonim.Kurse ti veç me buzë në gaz shfaqeshe kudo e kurdoherë.Po s’kish si të ndodhte ndryshe, se natyra të kish zbukuruar dhe bukuria yte e jashtme ishte shprehje përfekte e bukurisë tënde të mbrendëshme; shpirti yt i pastër rrezatonte veç mirësi në çdo kohë e në çdo situatë, për vehte e për kedo.Ti përballeshe veç me njerëz të mirë, se nuk kishte të këqinj për ty,se e keqa nuk kish vend në qenien tënde.
Nuk më besohet se ke ikur; më duket sikurë të kanë vjedhur.A ishim në plazh para një viti dhe çaja detin me atë fizikun tënd të fortë e të bukur si një djaloç, sa të rinjtë me vështirësi të ndiqnin.
Po ç’qe ajo e keqe, që të zuri ty, më të mirin?
GËZIM,më varfërove.Ishte një lajm i papritur dhe i kobshëm.Më fal që nuk isha prezent tek banesa yte e fundit dhe e përjetëshme për të hedhë 2-3 lopata dhe’, sepse do të peshonin lehtë nga dora e vëllait tënd binjak.Jo pse s’doja, por s’e dija, se mosha e për më tepër kjo kolera, që na zuri, na ka larguar fizikisht, por jo shpirtërisht.
Në se natyra do më lëjë edhe ndonjë ditë, do të bëj të pamunduren për të gjetur banesen tënde të fundit për të hedhë atë dhe’të lehtë.