10.5 C
Tiranë
E premte, 24 Prill 2026

Bruna Gosa

Lagjja

Në rrugicat e lagjjes sime,
Vrulli motivesh,
Dashuri me vuatjen,
Të patretshme kujtime.
Gjurmët e mia në lagjje,
Pikturë në mendjen time,
Ëndërrime vajzërore,
Me zana dhe tingëllima.
Nën këmbët e kodrinave,
Fillon lagjja ime,
Me vizione e inspirime,
Jeta merr kuptimin.
Ndaj çdo revolte e protestimi,
Ndershmërisht ka ruajtur arsyen,
Kujdesi ndaj të bukurës,
Gjithë simbole lagjja ime.

Bruna Gosa

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Filxhan kafe, syze dielli, pije dhe E brendshme

Çast
Pasuria e paanë,paskajshmërisht vrastare,
Si pakuptuar zgjedh një çast,
Dhe bëhet çast i udhës sime,
Rroposet të qenurit pa kthim.
Dhe vjen aq bukur,
pikë-pikë e gjithë e vërteta,
Në rruginat e qytetit, lagjjes,
Dhe në zemrën time.
Kjo e vërtetë shkreptim i rrufesë,
Biografi gjegjëse,
Dëshirë e panginjur dhe e pafundme,
Pa u ndalur në shkëndijen biblike.
Shkëndia zotëron qiellin e paanë,
Nëpër netët e errëta,
Metamorfoza e saj e pandalshme,
Energji që desha të nxjerrë nga vetja.

Bruna Gosa

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Gjuha Mëmë
Të shkruajmë në gjuhën mëmë,
Që të bëhet Kombëtaria,
Nga gjuhë të tjera,
Nuk ngjallet Shqiptaria.
Kreshnikë në udhë të mbarë,
Me gjuhë të Ilirisë,
Po të sjellim urtinë,
Gëzojmë mirësinë.
Është nxirë gjaku lumë,
Më shumë sa shkruan historia,
Po ne çdo gjë e bëjmë,
Me privilegj nga perëndia.
Nuk i pjellë gjuha mëmë,
Dëmet në të mbjella,
Veç me pendë e letër,
Dhe bëhet Kombëtaria.

Bruna Gosa

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.