Kushe eshte Mimoza Pulaj?
Mimoza Pulaj ka lindur dhe është diplomuar në Tiranë, ku ka punuar si mesuese matematike në shkollë të mesme. Jeton në Milano me familjen dhe poezinë në zemër. Në Shqipëri ka botuar katër libra me poezi: “Pasqyrat e shpirtit” (shqip) “Tingujt e shpirtit” (dy gjuhësh) “Djalit larg” (dy gjuhësh) dhe “Puthme fort”( shqip) Në Itali ka botuar 40 poezi në kolanat poetike ” Gjurmë”, “Parnazo”, “Poetë italiane 2016”, “Enciclopedi poezish bashkëkohore” (Fondazione Mario Luzi) etj.Mimoza eshte nji krijuese brilante ,eshte ne kerkim te reshtit poetik,nuk reshte s’ shkruari,poezit e saje lexohen me shume kenaqesi nga lexuesit.Urime poete e dy gjuhesis. Gjin Musa,gazetar dhe botues,
MË DO NJË BURRË
Është një burrë, me mua në karantinë.
Që nuk lexon poezi. Kurrë.
Por me tingujt e mia të vargjeve
ka mbushur jastëkun.
E poshtë tij ka lënë fjalët. Nga ana e zemrës.
Është një burrë që më do shumë. Në heshtje.
Heshtja e tij nuk i ngjan askujt.
Sa herë shpërndahem ëndrrash , në qiell,
1000 shkallë bëhet për të më zbritur. Në tokë.
RE E BARDHË
Rrëzohet si nje re e bardhë . E ndritshme.
Pesëqind poezi,
nuk dinë të fshehin xhelozinë.
E as gëzimi puthjet e tij.
Po nga doli gjithë kjo dritë? Shtratin ku e kishte?
Vallë ku i lante sytë?
Në se nga hënat e planeteve të tjerë qe shkundur,
përse nuk dëgjohen flautet, që asaj në të njëjtën gjuhë do i këndonin?
Oh, tani me gjithë këtë dritë, as gjumë …nuk mund të ketë!
Bëhu letër e me ëndrra më mbulo!
SYTË E TIJ
Nuk kanë qënë kurrë të bukur.
Oh…me të tillë është e mbushur bota!
Por askush si ata
nuk do te mundte TE MOS i përgjigjej
të gjitha pyetjeve.
Që nuk i bëra . ASNJËHERË.
Nëse më shëmbej në duar dita,
ma ringrinin . Në fantazi.
Por askush si ata
nuk mundte
të më bënte ËNDRRËN e tij.
Oh, nuk jam si të tjerët më duan!
Jam e lirë.
NË ZONËN E KUQE
(Karantina)
Do të doja (shumë!) ,që më pak të më donte.
Mua, gruan me vërshim lirie në deje.
NË SE (I PARI) DO SËMUREM, MOS M’U AFRO!
Si do mundem vallë, unë,
të mbaj mbi zemër
kaq peshë ligësie?
NË SE SËMURESH E PARA (oh, si e them?) OKSIGJEN DO TË JAP ME PUTHJE!
Oh, …ku t’i mbyll
sirenat e dhimbjes
që të mos i dëgjoj?
Sa herë
do të mund ta ribëja jetën time
me gjithë këtë dashuri?
PESËDHJETË VJET
Dekada agimesh
më dërgojnë dritë
kur ti më thua: je gocë e bukur!
Oh… gdhënden
nën kujdesin tënd.Të tëra vitet.
Të tëra frikat …flenë.
Xhelozia hap mijëra petale.
E mijëra zogj
nisin këngën .Mbi det.
PUTHJA E PARË
Me zjarr foli për ne të dy. Në heshtje të gjatë.
Vallë c’ishte ai ujë që na zbrazën nga lart?
Oh… gjysëm shekulli e lagur ajo ngeli! Lakuriq. Mbi buzë.
E se për t’u puthur
duhet të kishte dhe ujë
aq shpesh te liqeni, në Adriatik, në Jon
më conte ai djalë. Me flokët gjithë dallgë. Si deti.
E sa herë duhet të më thoshte : të dua ,
(oh…nuk ndodhi kurrë! ) më puthte . Kaq fort,
sa mendoja se po vdisja!
FJALËT E TUA
Të dëgjoj zhurmën e buzëve të tua,
është sikur dëgjoj zhurmën e natyrës.
Gjithnjë e sigurt . E di se ku është.
Dhe është e kotë të bëj kujdes.
Të mos ta shqetësoj: të ul zërin, hapa të lehta…
Me sy mbyllur më gjen .
SEPSE TË GJITHË KËTË ZHURMË E KAM BRËNDA. ME VITE.
E vërteta. Gjysmë tëndja e gjysmë timja.
Që përhap ate magji: je shumë grua!
VITET ME TY
Më pëshpërisin. Me ngrohtësi:
je mikesha më e rëndësishme!
Oh… me hare buzëqeshin PESËDHJETË ylbere
NGA KRAHËT E TUA : SHTËPIA IME!
E nëse një ditë
hap portën e një rruge të vështirë
si dhuratë më presin
PESËDHJETË këmbë me zero mbrapa…pambarim!