14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Brenda A. Gojani

 

ARTI

Aty ku shpirti i përhumbur ndriçon,
Aty ku kan veç gëzim,
Aty ku zemra dhe mendja,
Nuk njohin vuajtje as pikëllim.
Aty ku ka lule,
Ai vend ne zemër ne qëndron,
Dhe qenien time,
O sa shumë e gëzon.
Sa e bukur është,
Askush nuk e shkatërron dot,
Ate e nderton,
Dora e të madhit Zot.

BRENDA A.GOJANI

“”””””””””””””

Në këtë mbrëmje arrij të dëgjoj qetësinë dhe muzikën që lehtë vallëzojnë me erën.
Shikoj se mos gjej diçka të veçantë,por nuk arrij të shoh gjë tjetër veçse Hënën që i kishte mbyllur qepallat e saj.
Rrugëve dëgjoheshin zëra.
Zot sa do të doja të mos e dija se dhembja ekziston.
Muzika nuk ndalej,
Ajo vazhdonte dhe nuk ndiente dhembje.
Këtu i dalloj vetëm rrugët e Zotit.

BRENDA

“”””””””””””

ENGJELLI I LIRISE
Nuk ka dite qe nuk te kujtoj,
Na dhe buzeqeshjen ne kohe te renda,
Simbol i lirise dhe i Kosoves tone,
A thua per ne te lindi nena.
Nuk ndodh te kalon dita,
Per ty te mos mendoj,
Ti qe ishe me ne ne kohe te liga,
Kur atdheun re e zeze e mbuloj.
Ti erdhe nga vendi i drites,
Per te na sjelle lirine,
Kur egersirat mbi ne,
E benin kerdine.
Do te te kujtojme perhere,
Sepse kurre nuk na le vetem,
Si ne lufte ashtu dhe ne paqe,
Prape ne miq te vertete mbetem.
FALEMINDERIT SOFIA JONE !

BRENDA A.GOJANI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.