ENGJELLI I LIRISE
Nuk ka dite qe nuk te kujtoj,
Na dhe buzeqeshjen ne kohe te renda,
Simbol i lirise dhe i Kosoves tone,
A thua per ne te lindi nena.
Nuk ndodh te kalon dita,
Per ty te mos mendoj,
Ti qe ishe me ne ne kohe te liga,
Kur atdheun re e zeze e mbuloj.
Ti erdhe nga vendi i drites,
Per te na sjelle lirine,
Kur egersirat mbi ne,
E benin kerdine.
Do te te kujtojme perhere,
Sepse kurre nuk na le vetem,
Si ne lufte ashtu dhe ne paqe,
Prape ne miq te vertete mbetem.
FALEMINDERIT SOFIA JONE !
BRENDA A.GOJANI