6.5 C
Tiranë
E dielë, 8 Mars 2026

Prel Ndreka

 

S’DUE ME’ NDIE FJALEN “PLEQNI”
S’due me’ ndie fjalën pleqni’
Se njetash krejt jam përtri’
Lirshëm gjaku m’rrjedh ndër deje
Kthjelltësi m’buron prej kreje
Në spital jo nuk më çuen
S’deshta të dal i paketuem
Me mjeksinë alternative
Rezultoi shum efektive
Tash përdit shkoj bredh te parku
S’më dhëmb shpina as s’më dhëmb barku
E ndjej vehten si gjeth i lehtë
Me bark t’ulun e t’bam petë
Tash po m’thoni, ç’po na toç n’rrena
Kryet asfalt,ftyrën me rrulla
Randësi’ ka se ç’je’ përbrënda
Ç’shifet jasht nuk nau prish puna
Kajher grueja s’rrin pa m’gzhatë
Desh na ike more i ngratë
Biles pa na dhanë as dorën
Se do të thonin ka’ Koronën.
P. Ndreka.
“”””””””
T’PART E FISIT TIM!
(Nik Dakaj)
Zbritën si ortek nga bjeshkët me bagëti’ e rropulli’
Para qindra vjetësh zunë fushë e vrri’ me dimnue
Ndërtuen kulla t’nalta me prit mikun e me rrit fëmi’
Pastruen kullota e hapën toka për t’plugue
Krah për krah s’bashku, me mirkuptim e n’harmoni’
Me burrni’ e bujari’ gjithmon vehten tu e nderue
Breznit kaluen me radhë tu i mbajt bjeshkë e vrri’
Luftnat e epidemit kurr s’mujtën me i plogshtue
Të gjitha i përballuen me kurajo e meçuri’
Si stërnipa, për ta ne ndjehemi shum të nderue
Se virtytet ma të mira na lanë trashigimi’.
P. Ndreka.
“”””””””””””””
RASTESIA!
(pak humor me hjek stresin)
Njatje te parku tu shetit n’hije
Mbasi u lodha pri’ kafe u ula
Në këto dit stresi pandemie
Nje tavolinë ni’ qoshe e zuna
Ni’ tavolinë përball me mua
Një plakë m’kishte ngul shikimin
Dikur smundi meu durua
Pa e çua deri n’fund dyshimin
Allahile a po m’kallxon?
Bahem shybe, dikun t’kam pa’
Nuk po e gjej me kë m’gjason
Kurrkun n’të’ spo di’ me i ra’
Veçse aspak sjam tu gabua
Njata sy’ diku i kam pa’
Shumë kohë do t’ket kalua
Prandaj n’fill un sjam tu i ra’
Për n’kjofsh ai që mendoj un
S’t’paska met gja’ për me i gia’
Kënke plakë, paske marrë fund
Flokt me onde krejt t’paskan ra’
Përnjëher e njofta dreqin
Pesdhjetvjet kishim pa u pa’
Me lezet ja hoqa grepin
Edhe nisa me e gerga’
Po me duket more zonjë
Me ndokënd je tu m’gatrrua
S’t’paska mbet asgja’ për blojë
Farat krejt t’kënkan mbarua!
A t’ka mbet ndoj fotografi’
Me’ pa’ vedin kur ishe e re’
Po m’krahason kur isha i ri’
Kur për vedi je ba’ si deve’?
Eja ulu këtu n’tavolinë
Veç me t’puth smë len Kovidi
Ta kujtojmë zbashku rininë
Që dikur dhe për Ne’ sh’ndriti.
P. Ndreka.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.