19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

-Pal Ceka

 

Sa të ëmbela janë këto troje !
———-(Rapsodi).
———————————-Imazhi mund të përmbajë: mal, qiell, jashtë dhe natyrë
Fortë moj tokë të qajnë hallin
Flamur-gjak ndezur strallin
Mbi këto male varg-gajtan
Të ndrit shqipja në xhemadan
Hej moj botë me trille plot
Sa e ëmbel që është kjo tokë
Janë hedh gjyle e këthy në kroje
Me flamur janë vesh këto troje
Si ai korbi katran i zi
Të hodhen helm për mbi liri
Po krenar këto male të dritës
Ku flakron gjuha e shqipes
Fortë moj tokë të qajnë hallin
Flamur-gjak ndezur strallin
Mbi këto male varg-gajtan
Të ndrit shqipja në xhemadan
———–Pal Ceka
I shtrenjtë është durimi !
_____________________________
Mos u nis drejt detrave që të përpijnë
Se fjalet e hallkut kurr nuk heshtin
Barren e rënd mos e mbaj mbi shpinë
Lufto me ujkun, po duro dhe pleshtin
Mos ia kthe shpinen kësaj toke
Se detrat dallgëzojnë e s’ngopen me lot
Me halle të medhja të rriti një loke
Duro, se nuk është e drejtë kjo botë……
Nata është e errtë me sy të verbuar
Ka ngjyrë të zezë e të njollos
Deti të përpinë, ska rrugë të shtruar
Duro o njēri, mos u inatos…….
___Pal Ceka
Imazhi mund të përmbajë: Pal Ceka, Zmadho dhe jashtë
Një mall që djeg !
_________________________
Shumë pika loti
ranë në detin e zemruar
sa eger oshtiu dallga
me treti në një breg të dritheruar
më shumë po dhimbte plaga
Nuk e mbaj mënd
si dola në bregun tjeter
i kisha harruar gardalinat në kafaz
Ika në një natë pa hënë
e s’lash një copë letër
se dinin zogjtë të shkretin maraz…..
Ika pa e pritur
edhe driten që të zbardhë….
mu grisen dhe rrobat në ferra
pluhuri dhe dallga mbi sytë e shpërlar
ato veshtronin veç sketerra…
Doja të zbrisja
vetem në një copë tokë
e ta leja pas detin e zemruar
sa e ëmbel paska qënë ajo copë bokë
ku zemren e nënes e lash të përvluar.
A do mundem vall
që dallgës t’ja ul zemrimin
e të fluturoj në krahet e nënës
më të pafajshmet gardalina të bëjë pajtimin
të mi fali mekatet dhe drita e hënës……….
———-Pal Ceka —
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.