Dosja e trafikut të drogës nga Ilir Meta dhe pastrimit të parave në media dhe firma fantazmë, në duart e SHBA’së..Dr. Ilir Meta, Distinguished Personality and Peace Missionary ...

PERISKOPI.COM  LAJME

Kur “Pamfleti.com” shkruante muaj më parë se DEA amerikane e antidrogës dhe organet ligjzbatuese shqiptare kishin nën survejim shtëpitë e ish kreut të LSI dhe të Kuvendit Ilir Meta, aktualisht Presidenti i Shqipërisë, pati dhe nga ata që e kaluan lajmin me skepticizëm. Po ashtu se janë vënë nën survejim dhe lidershipi i LSI, duke filluar nga numri dy i asaj kohe Luan Rama e deri tek ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, prap pati zëra skeptikë. Fjala ishte për të parë lëvizjet e dyshimta, pasi informacionet e asaj kohe bënin fjalë për qarkullim të supertrafikantit të drogës Klemend Balili. Miku i Ilir Metës dhe liderëve të LSI, drejtor zyrtar në emër të kësaj partie për rrugët, mendohej se strehohej në Tiranë në banesat e ish kreut të Kuvendit apo të “zarave” të tij në LSI. Tani s’bëhet fjalë më për Klemend Balilin, sepse mendohet se është zhdukur, i është mbyllur goja sipas Kodit të Heshtjes se mafias, është eleminuar. Askush nuk e dinte se organet ligjzbatuese shqiptare por dhe ato të shërbimeve partnere e kishin shtrirë survejimin dhe për trafikun e drogës që komandohet nga politika dhe bandat e krimit por dhe të pastrimit të parave të krimit. Një fushë që në Shqipëri tashmë ka marrë qytetari. Madje dhe atje ku nuk ia merr mendja njeriu: pastrimi i parave përmes ngritjes së mediave.
Dosjet e këtyre krimeve i disponon dhe ambasada e SHBA dhe ajo e BE. E bëri me dije ditën e djeshme ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. I cili nuk u përkufizua vetëm në trafikun e drogës por dhe tek pastrimi i parave, tek trafiqet dhe krimet e tjera. Përmendi dhe disa emra, ndërkohë që deklaroi se janë katër klane të mëdha që dominojnë organizatat kriminale në Shqipëri. Tashmë të strukturuara dhe të sofistikuara, që pastrojnë para me mbështetjen e politikës aty ku nuk mendohej më parë.
Ilir Meta është një nga këto klane të mëdha të krimit, që përfshin një gamë të gjërë aktivitetesh kriminale dhe organizatash kriminale. Një ndër to dhe pastrimi i parave në media. Që bëhen përmes Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqit). Duke formuar një duet të çuditshëm por të pandarë të krimit, që trafikon por dhe pastron para. Pikërisht këtu me sa duket do të startojë dhe futja e “peshqve të mëdhenj” në burg sikurse tha dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Njëherësh ambasadori i SHBA e dha të qartë shembullin e tij, madje e parapriu deklaratën e fortë të ditës së djeshme: Donald Lu bojkotoi 10 vjetorin e krijimit të Ora Neëë, media “lavatriçe” e pastrimit të parave nga ana e Xhemail Pasmaçiut (Ylli Ndroqi) dhe Ilir Metës. Por nuk është vetëm ai, ka dhe të tjerë pranë Berishës, Bashës, pranë, Idrizit dhe Ramës.
“Fshesa” do jetë për të gjithë. Partnerët tanë, SHBA dhe BE e kanë marrë seriozisht këtë punë, i kanë të gjitha provat. Kanë survejuar politikën dhe lidhjen e saj me krimin për vite me radhë. Tani priten rezultatet, të cila do të vijnë shumë shpejt./Pamfleti.com