25.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu

KUR DIELLI FSHIHET
Imazhi mund të përmbajë: Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu, duke buzëqeshur, oqean, qiell, bridge, jashtë, ujë dhe natyrë
Qielli i hirtë përqon zymtësi
mendimet e trishta hedhin valle
dielli fshihet ta përgjoj botën
pa syrin e tij të zjarrtë
Natyra e përvajshme pa shkëlqim
petalet e shpirtit mbledhur kruspull
bota kotet pa buzëqeshjen e tij
pa qerpikët çudibërës të syrit
Ai sheh me syrin e Zotit
qesh e qanë sipas rastit
rreze u fal të gjithëve
por ngrohtësi veç shpirtbardhit
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
“””””””””””””””””””””””
VEÇ AI
Unë xixa e tij e ndritshme
që bredh mes tjerësh në këtë botë
më ndez e më fik fryma e tij
si thërmijë e zjarrtë vallëzoj
Mahnitëm natyrës magjiplotë
që ai e bëri enkas për mua
dehem me eliksirin e saj
adhurimin sˋmund ta përshkruaj
Shpesh loti më rrjedhë faqeve
si ujvarë e bardhë
shpirti mˋrënkon
gjunjëzohem madhështis së tij
refrenin tim veç ai e dëgjon
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
“”””””””””””””””””””
KUJTIMET
Kujtimet e strukura
qosheve të zemrës
mˋu shtrinë prehërit
gjërë e gjatë
drejtuan kockat e brishta
me dhembje
duke rënkuar ngadalë
I dëgjoi loti
që flinte në cep të syrit
u mallëngjye menjëherë
pa pyetur iu bashkua atyre
dhe plasi mbi cohën shumëngjyrëshe
të zbehtë
U trazua e tërë qenja ime
u foli atyre me mall
ehh jeta është çast
me bukuri e shëmtime
të rrëshqet nga duart
e sˋmundesh me e kap
Jeta është çast
që shpesh injorohet
por dhe shijohet gjer në palcë
asesi sˋmund ta prekësh
është e avullt
është e ajërt
Jeta është çast
që kurrë më nuk kthehet
andaj ju o miq
ngushëlloheni në mes vete
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.