Unë xixa e tij e ndritshme
që bredh mes tjerësh në këtë botë
më ndez e më fik fryma e tij
si thërmijë e zjarrtë vallëzoj
Mahnitëm natyrës magjiplotë
që ai e bëri enkas për mua
dehem me eliksirin e saj
adhurimin sˋmund ta përshkruaj
Shpesh loti më rrjedhë faqeve
si ujvarë e bardhë
shpirti mˋrënkon
gjunjëzohem madhështis së tij
refrenin tim veç ai e dëgjon
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu
“”””””””””””””””””””
Kujtimet e strukura
qosheve të zemrës
mˋu shtrinë prehërit
gjërë e gjatë
drejtuan kockat e brishta
me dhembje
duke rënkuar ngadalë
I dëgjoi loti
që flinte në cep të syrit
u mallëngjye menjëherë
pa pyetur iu bashkua atyre
dhe plasi mbi cohën shumëngjyrëshe
të zbehtë
U trazua e tërë qenja ime
u foli atyre me mall
ehh jeta është çast
me bukuri e shëmtime
të rrëshqet nga duart
e sˋmundesh me e kap
Jeta është çast
që shpesh injorohet
por dhe shijohet gjer në palcë
asesi sˋmund ta prekësh
është e avullt
është e ajërt
Jeta është çast
që kurrë më nuk kthehet
andaj ju o miq
ngushëlloheni në mes vete
Fëllënza Zhuniqi Sejfullahu