18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Flutra Kuqani Malo

Miremjes jete!!!
****
Te shoh gjithandej….
tek drandofilli….
i sapo çelun…..
ne mjes….
në bulezat e veses….
të pangjyrë….
në auroren e diellit…..
mbi Maranajn……
në valët e Drinit…..
duke i kaluar pranë…..
shoh ty dhe vetëm ty……..
e vetmja dashni…e jetes teme….
@F. M. Kuqani 2.10.2001
“”””””””””””””””””
RISJELLJE…..
Pablo NERUDA
Kam fjet me ty gjithe naten
Gjithe naten kam fjete me ty, afer detit, ne ishull.
Ishe e eger dhe e amel n’mes kenaqesise e gjumit, n’mes zjermit e ujit….
Ndoshta tejvone andrrat tona u bashkuen, ne naltësi e thedhsi,
Nalt si degët që losin nga e njejta erë,
poshte si drandofillet kaçë që preken.
Ndoshta andrra yte u nda prej te temes e te detit të zymtë.
M’kërkonte si ma parë, kur ala nuk egzistoje,
kur pa kujtue lundrova bri tejet
e syte e tu kerkojshin atë që sot
-buke, ven, dashni e sherr-
ta jap me duer plot, sepse ti je kupa që pritshe dhurata e jetës teme.
Kam fjetë me ty, gjithë natën, ndersa me të gjallët e te vdekunit,
e tuj u zgjue papritmas ne gjysë hijet ,
krahi jem rrethonte belin tand.
As nata as gjumi nuk na ndane.
Kam fjetë me ty e n’zgjim buza jote dal prej gjumit
m’dha aromen e tokës, t’ujit njelmet, t’algeve, t’thedhsisë s’jetës tande,
e mora puthjen tande te lagun nga agimi,
sikur mbrriti nga deti që na rethonte.
Shqiperoj @Flutra Malo Kuqani 8.6.2013
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.