Gjithe naten kam fjete me ty, afer detit, ne ishull.
Ishe e eger dhe e amel n’mes kenaqesise e gjumit, n’mes zjermit e ujit….
Ndoshta tejvone andrrat tona u bashkuen, ne naltësi e thedhsi,
Nalt si degët që losin nga e njejta erë,
poshte si drandofillet kaçë që preken.
Ndoshta andrra yte u nda prej te temes e te detit të zymtë.
M’kërkonte si ma parë, kur ala nuk egzistoje,
kur pa kujtue lundrova bri tejet
e syte e tu kerkojshin atë që sot
-buke, ven, dashni e sherr-
ta jap me duer plot, sepse ti je kupa që pritshe dhurata e jetës teme.
Kam fjetë me ty, gjithë natën, ndersa me të gjallët e te vdekunit,
e tuj u zgjue papritmas ne gjysë hijet ,
krahi jem rrethonte belin tand.
As nata as gjumi nuk na ndane.
Kam fjetë me ty e n’zgjim buza jote dal prej gjumit
m’dha aromen e tokës, t’ujit njelmet, t’algeve, t’thedhsisë s’jetës tande,
e mora puthjen tande te lagun nga agimi,
sikur mbrriti nga deti që na rethonte.