Shkruar nga
Prel Ndreka
LAMTUMIR NDOC SELIMI!
Si një yll që bie nga qielli
Ra’ një burrë n’ma t’mir t’zamanit
Mos me’ pa’ ma at dritë dielli
Ndoc Selimi, ndera e Komanit
Për me’ pa’ bash div me i thanë
Rrallë si at Zoti e falë
Mbi krye kishte Diell e Hanë
Nder malësor ma i miri djalë
Që n’rini’ shokë e kolegë
Ndër t’tjer Ndoci bante dallim
Gjith mërzitë dinte me i djegë
E me’ mbushë ndejen me gëzim
Fjal-ambël e mendje-hollë
Me të gjithë s’bante dallim
Për t’dhan ndihmë i kudondollë
Kurajoz ma i miri trim.
I ngjiti shkallët me rallë
Kurr ai nuk bani ndryshim
Thjeshtësinë e kish në ballë
Her si vëlla e her si prind
Ti kurr s’ece por vrapove
Historian edhe poet
Shumë libra i botove
Dhe pse ike këtu ke mbet
Ike Ndoc na tradhëtove!
Pa e pi’ kafen na e le’ n’filxhan
Shoqënin na e varfënove
Kurr për jet me t’harrue skam.
Dheu i lehtë ty’ të kjoft
Edhe shpirti tu baft dritë
Gjith ç’le’ mbrapa Zoti i forcoft
Krye nalt ti i le’ bijtë.
I përjetshëm kujtimi juej!