Prej ditësh, ndiej diçka më mungon!
Të zymta, mëngjeset , mbrëmjet më duken
E ndiej, nuk ka më esencë jeta!!
Diçka e magjishme, nga trupi është zhdukur.
Shkëlqimi, pakuptuar nga fytyra iku
Në muret e zemrës,ka rënë gjumë i thellë
Nuk di ,kush buzëqeshjen ma rrëmbeu!?
Ajo që mjalt lëshonte pa kursyer.
Buzëqeshja, nuri përmbi buzë
Shkëlqim vezullues, si drité hëne!
Nektari ,mbi kopshtin, plotë lule
Drita e shpirtit, shpërndarë në shumë vënde.
Buzëqeshja, shoqëruesja ime e çdo çasti
Ajo që më mungoi, disa ditë me radhë
Si gjerdan me nuanca e dua mbi buzë
Çdo çast dhe ditë, deri sa të jem gjallë.
“”””””””””””””””””””””””””
Trokiti vjeshta ,lehtē kêtë mëngjes
Perden e dhomēs ,si gjethe përkundi
Freskia mē ledhatoi ,ēmbël fytyrēn
Si një melodi mē zgjoi nga gjumi!
Pa gdhirē u ngrita, nē dritare dola
Aromēn e vjeshtēs nē gji ,e mbështolla !
Frymē mora thellē ,përqafova freskin
Se shumë mē mungonte,kjo e ēmbël stinē !
Me vete nisa, të pēshpëris disa fjalē
Vjeshtë e begatē ,paç kēmbēn e mbarë !
Me bukurin vjeshtarake,na mba të lidhur fortë
Zhduk çdo far të keqe që po rrēmben një botë.