Engjëlli i jetës. 
Një dorë e ngrohtë që ngjall shpresën
Një zemër që dhimbjen mbart, ngado
Një engjëll që kurrë s’pranoi harresën
Me bluzën e bardhë gjindet kudo
Nuk e ndjen lodhjen asnjëherë
Ky njeri I sakrificës që pak flet
Jetëve të thjeshta u ka dhënë vlerë
Dhe në rrjedhën e viteve I madh ka me mbet
Të nderoj dhe do të dua në çdo kohë
Se çdo rrahje zemre është dhuratë nga ty
I thjesht mbete që kur të kam njohë
Ndaj loti im s’ma vret këtë sy.
E ndjejnë të gjithë vuajtjen tënde
Kur nuk mund vdekjen të largosh
Por në zemrat tona vehtes i bëre vënd
Ndaj në jetët dhe zemrat tona do të rrosh
Kjo jetë shpesh nuk ka mëshirë
Dhe ju shket nga duart që kurrë s’u lodhën
Nga lotët e të tjerëve nuk ndjehesh mirë
Kur atë çast fatal dot nuk e hodhën
Dhe kur vitet do t’ju rëndojnë mbi shpinë
Kurrë nuk do ta lini bluzën.
Dhe në se dora ju dridhet,gëzon madhështinë
Që loti më të mos përvëlojë buzën.
“”””””””””””””””
Fëmijëria ime
Në dhomën time aty në një skaj
Një foto e heshtur mē vë në mendime
Ajo fëmijëri krejt e pa faj
Që sot në shpirt më ngjall kujtime
Është pa ngjyra veç bardh e zi
Po brënda saj qesh pranvera
Ndaj mosha sot më kthen përsëri
N’ato ëndra që më ngacojnë ngahera
Ishim si yje në një qiell blu
Dhe asnjëherë s’na fshehën retë
Ndaj brënda shpirtit aty këtu
Zjejnë ëndrat e me to zjen një jetë
Të bukura ato vite por u rritëm
Kur buzëqeshja çelte si lule mbi buzë
Shpresa na gjeti dhe ne e pritëm
Edhe pse fëmijë ndihemi plot muzë
Shumë do desha të kthehesha përsëri
N’ato vite që s’mund të harrohen
Ai mall që sot më djeg në gji
Më bën të ndihem mirë e të krenohem
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jam ulur ne karrike ….Jashte dritares veshtroj….Dhe porsi nje liber kujtimet shfletoj…..Gezohem, Hidherohem por edhe lotoj…..Jane shume vite o vella qe nuk te shikoj….Dua te kem prane e te perqafoj ….Jeta na hedh dhe na pret…. Vuajtje,Dhimbje,Nuk eshte e leht …..Ne librin e jetes time….I mbushur me mall dhe hidherime….Dua nje faqe tjeter te shfletoj…Ku te Jemi bashke e te perqafoj….U be kohe qe s’te kam takuar….Por largesija nuk na ka larguar… Perkundrazi me shume na ka afruar…Pasi malli me ka perveluar…Por te kam regjur duke menduar….Ndonjehere me mbyt nje frik …Kur mendoj takimin ton….Pasi ka shume vite qe me mungon….Lotet s’do mund ti mbaj dot …Do te perqafoj fort e fort….
Nuk e di shpesh here kam pyetur veten…. Perse vuajme me shume se gezojme…Por ndonjehere gjerat nuk mund ti ndryshojme…Problemi eshte se optimizmin e harrojm…Ose por si nje flake qiriu e lejojm…Qe te na ndrise ne shpirtin ton….Por duhet te jesh si drita e nje Fari qe vezullon….Dhe drita ime po ndrin deri tek ti… A mundesh ta shikosh ? ….Mjafton te mbyllesh syte dhe do me perqafosh…..Mjafton te vesh doren ne zemer….Dhe kujtimet tona me te bukura te kujtosh…Jeta eshte e shkurter shume….Perse ta humbim me lot dhe net pa gjum…..Dhimbja na tremb, por ne fakt ajo ka frike nga ne…Vetem se ne nuk e kuptojme…..Ndaj fshihemi dhe vrapojm…. Do doja mbi gjithshka ….Te jepja ate qe ke deshire … Qe asgje per ty mos jete e veshtir.. Por nuk mundem dhe peshen e merakut mbaj… Por ti mos u merzit se une me nuk qaj…..Me kete kartolin, puthje e perqafime te dergoj,,,,Gjith te mirat e botes te uroj..Dua te jesh ashtu si ke emrin AGIM ….Porsi Agimi nis nje dite te re ….Dhe çdo gje ne dore e ke….Vullneti yt porsi nje shkemb…Dhe asgje s’te ka mposhtur…Me Ke dhene forc dhe mua….Sa vet jeta ty te dua…..Te lutem motra qe te mos merzitesh….Se çdo gje do behet me mir….Sado e lodhshme dhe e veshtir….Dhe jeta gjera me te mira do te sjell…Dhe ne do takohemi nje dit…..Ndaj mos u dorzo dhe mos u merzit….Te puth dhe shume te perqafoj…..Dhe plot lumturi te uroj….T’u plotesofshin deshirat e qofsh me familje I gezuar….Dita e takimit tone eshte duke u afruar!!!!……..