
Sa herë humb rrugën edhe veten
Shoh një vogëlushe dhe vitet treten
Shkrihen në shpirtin e saj diellor
Në atë ishull të bukur përrallor.
Në atë ishull mbuluar me arin
e rrezeve diellore
Më shfaqet para meje,
ajo vogëlushe engjëllore
I mbyll sytë dhe zemrën e hap
Ndjej hapat e vogëlushes
që vjen me vrap.
Më kthen pas shumë vite
më parë
Më kujton kur rrëzohesha,
sa shumë kam qarë
Më sheh në sy e më qorton
Më kap përdore dhe rrugën më tregon .
Më fut në botën e saj të çudirave pa mbarim
Më thotē-“se çdo fund ka dhe një fillim
Se asnjëherë s’duhet të dorëzohem
Se me jetën s’duhet të zemërohem.”
Sa herë shoh vogëlushen e lumtur
Gjej veten dhe rrugën e humbur
Sa herë zërin e saj brenda meje dëgjoj
Ngrihem sërish dhe nga e para ja filloj .
E përqafoj jetën sërish nga e para
I ngjis copëzat e saj të ndara
Kështu plotësoj mozaikun e jetës sime
Duke filluar nga fëmijëria ime !
( Buqa Softa)
“””””””””””””
VJEHRRA E DËSHPËRUAR
Zj Softa

Ti moj nuse budallaqe
Që s’më puth njëherë në faqe
Hajde shpejt n’a bëj nga një kafe
Ti shkëmbejmë nja dy llafe .
Ti moj nuse shumë e llastuar
Për hatër të djalit shumë të kam duruar
Më shikon e nuk më flet
Kur flas unë s’ke respekt .
Gjithë ditën flet me shoqe
U bëre grua, nga mendja s’u poqe
Ti moj nuse që më rri si krushka
Vëri gishtin kokës, ku të çon mushka?
Ty mos nuse të kripsha trurin
Duhet mirë me vjehrrën e mirë me burrin
Mos të marrë koka erë
Se dhe ti do bëhesh vjehrrë .
Hajde tani më puth në faqe
E të dyja të bëjmë paqe
Që të japë nëna uratë
Me nënën mos mbaj inatë!
(Buqa Softa)