Tmerri, kur çdo gjë ikën, shkon mbrapsh
s’të jepet as mundësia, për punëra t’mira
po të jesh rebel të kërcënojn,”do ta hash”
sa pak fytyra q’qeshin e vdesin në mërira
them militant e nënkuptoj energji negative
difektet e sistemit, sukses përça, armiqësi
shoqëri oportuniste bën si t’ndjejë dhimbje
mbërthyer çakenj n’politik, populli n’varfëri
mish mash i vërtet, propoganda merimagë
n’atdhe shqiptari s’po ndjehet, aspak rehat
ikën nga syt këmbët, dale ti o derë bardhë
ku shkon shqiptar, pse e le atdheun t’ngrat
jeta e poezia s’më ka mërzitur, veç njerëzit
s’mundohem më kot për diçka, që s’thuhet
germat janë mornica nën lëkurë xixa q’nxit
etja në dashuri, pishtar t’shëndrrohet duhet
kultivoj gërma, të hap rrugën e mendimeve
për depërtime n’mistere fshehtësisë injorre
atje ku përgatitin varrin tim larg ëndrrimeve
njerëzit shpirtzinj po bëjnë botën aq mizore