Nje zambak Tirane
Kush është rritur nëpër oborret evjetra tirance
Kush femijerin me caraca e aheng ka kalu
E neper rrugicat e ngrohta e te ngushta
Nje zambak tirane nga syt sbesoj ti ket shpetu
Ajo esht nje lule qe une e Dua fort
Me duket vitale, edhe pse se imitoj dot
Ngjan si trupi mme koken
Ngjan si mendja me zemren
Si mashkulli me femren
Ka arome delikate, te leht e unike
Me asnje lule smund ta ngaterrosh
Ka ngjyren e ajkes se qumshtit
Dhe ca grimca nektari qe kur ia shkund te nesermen mund ta perfytyrosh
te embel si te mushtit
Si sklepat e syve
Si puder natyre
Si qepe, si huder
Si shija qe nje gje unike le pas
Me jeshile te fort e kërcell të gjate e fin, të vogel
Ka Zambak struge, lulebore shkodre e trendafil permeti
Po nese e merr ne dor nje zambak tirane
Edhe grimin edhe bizhut i ke te teperta me veti..!