27.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Nexhi Baushi

MIQËSIA
Nexhi Baushi
Miqësia gjithmonë është oportuniteti më i rëndësishëm i jetës në udhëtimin e dy miqve.
Miqësia një fjalë e shkëlqyer, një fjalë e rëndësishme, që në disa raste mund të humbasë për fat të keq vlerat, nga gabim i ndonjërit prej të dyve. Mund të jesh e tradhëtuar, e harruar papritur. Kush gjen një mik gjen një thesar, e unë deshiroja ta gjeja te ty.
Miqësia është kështjellë prej rëre, e vështirë për t’u ngritur lehtë, është një lidhje e pazgjidhëshme.
-Dëgjo çfar kam për të thënë miku im: Në duart e mia është dhe do jetë gjithmonë zemra ime. Shkëlqimi i miqësisë është në shtrëngimin e duarve, është në buzëqeshjen xhentile, dhe në gëzimin e mikes, është frymëzim shpirtëror kur zbulojmë që dikush beson te ne, dhe është i predispozuar të na besojë.
Distanca në disa raste e bën më të shtrenjtë miqësinë dhe mungesa e bën më të ëmbël. Në se shikon për rreth vetëm errësirë, do të jem drita jote që do të vi të të ndriçojë. Në se në zemër gjen vetëm zhgënjim do të jem shpresa që do të vijë të të mbroje. Në se ke nevojë të mbyllësh sytë për të mos parë vetminë te ti, hapi dhe do më shohesh mua.
Miqësia i hap rrugë gëzimit. Miqtë e vërtetë janë ata që këmbejnë reciprokisht besimin, ëndrrat e mendimet, virtutet në gëzim e dhembje, gjithmonë të lirë, ndofta pa u ndarë kurrë. Jeta dhe ëndrrat janë fletë të të njetit libër. Duke i lexuar rradhazi, duke jetuar, çfletuar e duke ëndërruar.
Kërko një buzëqeshje, nga një mik me dorë në zemër, do të ta japë, por në se e largon këtë buzëqeshje përgjithmonë, do të të bëjë keq, duke e kujtuar që nuk e deshe.
Tirane,05 Tetor 2011
“”””””””””””””””””””
MALL PER ATO VITE
Tregim nga Nexhi Baushi.
E shkuar paska pushtet,të ngrejë krye edhe atëherë kur përpiqesh ta shmangësh.Une nuk e kam atë dëshire per t’ju shmagur,sepse sado të shkojnë vitet, janë disa përjetime që mbeten përherë një lloj të ndjera.Në se kanë zgjatur shumë në kohë bëhen domosdoshmërisht të pashlyeshme sa vjen një moment ku përbrënda teje klith gjithnjë e më dendur një nevojë për t’i nxjerrë jashtë vetes.Kur ke,apo gjen njerëz të tjerë për të ndarë dhembjen,gëzimin apo mallin,duket sikur lehtësohesh. Autorja
***
Linda ne Tirane, ne agimin e njezetenje Marsit, diten e ekuinoksit te pranveres. Emrin e kisha sjelle me vete, Pranvere, mirepo familja me pagezoi Nexhmije, qe ne Persishten e vjeter do te thote hyjneshe. Jam frut i miresise se babait dhe i forces se nenes. Per mua foshnjen e porsa lindur u kujdes,e embla nene Ajshe, gjyshja,e mira Hatixhe dhe mamia, qe kishte asistuar ne lindjen time. Femijerine e kalova ne shtepine e nje tiranasi diku aty prane Selvise, ne nje lagje te vjeter Tiranase, natyrisht aty krijova shoqerite dhe simpatite e para te femijerise,mora mesimet e para ne fillore, 8/vjecare e gjimnaz,njoha lodrat e zenkat,u rrita dhe ndesha me veshtiresite e para te jetes, linda ne periudhen e triskave, Ishim te varfer ekonomikisht, por te pasur shpirterisht. Isha nje femije i edukuar nga prinderit e mi nga shkolla e shoqeria, sigurisht edhe nga radio, dhe filmat per femije rus e te ish demokracive popullore te Europes Lindore. U rrita me ninullat e nenes ne djep,me perrallat e motrave, te Mujit e te Zanave, te Gjergj Elez Alise me 9 plaget ne trup, qe luftoi e hodhi Balozin e Zi ne det,me perrallat ruse dhe ato te Njemije e Nje Neteve, me te Bukuren e Pyjeve e te 7 Xhuxhave, me baladat e bukura epike qe na kendonte babai pasdarkave me zerin e tij melodioz. Isha aq e apasionuar pas librave, sa here here do lija pasdore mesimet. Gjithmone poshte librave te shkolles do qendronte libri qe aq shume e doja, lexoja letersine bashkohore, te vendit e te huaj si dhe letersine ruse, ishte ajo qe mbizoteronte ne bibliotekat tona. Qe e vogel mora titullin “Miku i vogel e librit” dhe mendova te krijoj biblioteken time personale, e cila me kalimin e viteve u shtua e u pasurua me libra nga te gjithe gjinite letrare si perralla, novela, poezi e romane te autoreve vendas e te huaj, e me vone me libra teknik te profesionit. Kam lexuar vepra dhe kryevepra te shkrimtareve dhe poeteve me te medhej te kohes: si Pushkin, Lermontov, Leon Tolstoi,Gorki, Xhon Gollsuorth, Aleksander Dyma, Stefan Cvajk, Erih Maria Remark, Shekspir,Mark Twen, Carl Dikens, Molier,Viktor Hygo,Gi De Mopasan, Servantes, Edmond Dantes etj.Shpesh e fshehurazi,kam lexuar edhe ndonje liber te verdhe qe megjithese ishin te ndaluara ne ate kohe ne i mernim nga shoqet e shoket e klases duke i kaluar dore me dore. Kujtoj qe kam lexuar me nje fryme “Uren e Pshehretimeve”dhe “Bije e Mallkuar”, te cilet shume kohe me vone i kam blere dhe i kam rilexuar.
***
Jam rritur si te gjithe femijet e asaj kohe, pjelle e nje sistemi te ri me shume euforira, me shume veshtiresi, por edhe me me ambcje per die. Isha e dhene pas lodrave me shoqet e shoket e lagjes, kam qene shume e shkathet, here here capkene dhe pavarsisht nga keto mendoj qe ne pergjithesi kam qene nje vajze e bindur, relativisht e urte, dhe e turpshme. Pra,nje femije qe duhet t’i bente shume mire te gjitha punet, qe te ishte e edukuar, te mesonte, te ishte e sjelleshme, pra te bente me te miren. Dhe jo vetem kaq,por te mos ja kerkonte tjetrit kurre te keqen, ashtu sikurse nuk ja donte vehtes, ndofta kjo femijeri e hereshme,e thjeshte,udhetoje gjate,brenda meje, me te gjelbren,me shpresen,sepse kjo ka qene motoja ime. “ JETO ME SHPRESEN”.
Edhe pse ndonje here e mbaj vehten per pak a shume moderne, ne fakt kam qene tradicionaliste ne kete pike edhe sot jam nje perzierje midis moderns dhe asaj tradicionale. Kam patur dhe kam parimin tim,ate qe s’ja kerkoj vehtes, mos ja kerko tjetrit. Nuk besoj qe te me kete blere dikush deri me sot, edhe per kete ndihem krenare. Shitblerje me karakterin tim nuk kam bere dhe per kete mund te bertas fort.
***
Imazhet e femijerise sime i ruaj ne shpirt si nje ishull te bukur magjik brenda vetes, sepse ka simbolike te elementeve qe me kane shoqeruar ne udhen e gjate te jetes, fale natyres se bukur te vendlindjes, butesise shpirterore, leximit te librave, te lojrat teatrale me shoket e shoqet e rrugices duke recituar vargje te ndryshme, duke kenduar me ze te larte hipur ne maje te kumbulles, apo krehjes nga nena te lesherave te mia si pende korbi, e te gjate deri ne bel, prane trendafilit qe ndodhej ne mes te oborrit e duke thithur aromen qe leshonin gonxhet e sapocelura.Cdo stine vere veja ne fshat, atje ku une fitova gjera te mbrekullueshme e te pashlyeshme, fale natyres se madherishme, fale njerezve me shpirt te bute e me pamje disi te eger,te puneve gjate veres,asistova dhe u bashkova me to ne mbledhjen e kallezave, ne thurjen e vargjeve me fetet e molleve te prera, ne mbledhjen e kubullave e zierjen e oshafit apo pestilit per dimer, ne mbledhjen e lules cvilen per aromatizimin e sapeteve te vajzave e nuseve te reja, ne ritet e mbrekullueshme te dasmave. Ne fshat, fale kafsheve te ndryshme te cilet ishin miqt e mi me te mire, se bashku me nipat e mije moshatare, vrapoja grykave e lendinave per t’i kullotur ato,ku qeni balash kercente perpjete kur i hidhja copat e fundit te misernikut, e me pas nuk kishim cfar te hanim, kur qingjat e vegjel kercenin e ato te gjithe me gezonin,e une vrapoja e qeshja me nazet e tyre.Te gjitha keto imazhe i mora me vehte, i kam ketu brenda tek vetja ime, e kur malli me merr nisem e shkoj perseri atje per tu clodhur e cmallur, frymezuar, gjalleruar e gezuar si femije.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.