21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

….” Asgje nuk kisha harruar, cdo gje erdhi si ate diten e pare…!!!”
….Erdhi perseri atje ne pikenisjen e asaj dite te bukur kur shkembyen ne rruge pershendetjen e pare aq te thjeshte dhe te zakonshme “miremengjes”.
Kishte filluar pune pas mbarimit te studimeve ne Kombinat. Kur ate mengjes, po nxitonte per te kapur orarin e fillmit te punes.
Dhe nga ajo dite vetmia e tij ishte e shoqeruar cdo mengjes me buzeqeshjen vezulluese dher ate “miremengjesin” magjik te saj shqiptuar nga ato buze aq te njoma.
Filloi te lulezoje ajo ndjenje aq e bukur, aq e brishte brenda tij. E donte lajtmotivin e frymezimit te tij. Ajo cupa e embel , komshija e tij bukuroshe.
E donte shume ate se ajo i dha mundesine te njihte fuqine e paperballueshme te dashurise. Kurdohere ajo ishte brenda mendimeve te tij, ndrinte si princeshe, edhe kur valezonte ne mendime me te embela te tij djaloshare.
Ja sot aty perballe rrugice se saj e kuptoi sa i mungonte sa boshlleqe kishte krijuar ajo mungese e gjate.
I mungonte perhere e me shume. Kishte menduar se e kishte harruar, por ja edhe sot qe e kujtoi ate , e kujtoi me tere forcen e shpirtit u step atje ne fillim te rrugices, u permallua dhe perseri ju rikthye ajo gjalleri e dikurshme u ndje me i gjalle se dje.
Ishte rikthyer ne dashurine e tij te bukur, te paster. Ajo erdhi me buzeqeshjen e saj verbuese ne mendjen e tij dhe ju dorezua emocioneve po me ate force e vrull si heren e pare dhe e kuptoi se dashuria per te do te zgjase ne perjetesi.
E kuptoi qe e kishte menduar fuqishem, ajo ndjenje kishte thyer limitet, frymezimi i asaj dashurie po shkruannte historine e sotme te dashurise.
Thelle mendoi, uroi ate:
” Kudo qe te jesh, te lutem kujdesu per veten tende, tani vetem nje perqwafim te fuqishem dhe te madh te dergoj”
I mungonin ato fjale te pakta, ai veshtrim. ato emocionet e paperseritshme.
Sot e ndjeu sa i mungonin kujtimet rinore frymezuese , i mungonte Muza e tij e bukur.
E kuptoi qe edhe ne heshtjen e tij, mes tingujve te saj i fliste dhe ajri per rreth frymonte me paster, lulet ne kopshtin e saj zbukurohehin me bukur. Sa vite kishin kaluar sa kohe kur ato momente ishin tjetersuar.
I mungonte por nuk trembej nga mungesa e saj se e kujtonte perhere, nuk e kishte harruar, se dashuria per te i kishte asgjesuar harresat.
Ishte kjo ndjenje e madhe e fuqishme e dashurise sa vete gjithesia, ishin poret e te vertetes Dashuri.
U ul tek guri i madh tek porta e saj dhe mendoi mallueshem:
“Do ta pres gjithmone”
“Kur te kesh mall per mua, poshte deres po te le rrjeshtat e mia, ku pershkuaj embel dashurine tone dhe jam i sigurte se do biem perseri ne dshurine tone` te pare”.
Ditet jane lene vendin njera tjetres, vitet kalojne ne heshtje, por ti kurre nuk harron dot se te desha aq shume.
Rastesisht nuk e dime se cfare na suprizon jeta, nje takim i befte dhe jam i sigurte se do me thuash me ze te ulet dhe koken ulur si nje gjimnaziste, se kete moment te takimit e ke pritur me ankth dhe emocion cdo dite dhe serish do te ngecesh ne rrjeten e botes time.
……Shpresoj se nje dite do te takohemi si dikur ne hyrjen e rrugices tedne dhe perseri do te puthemi deri sa te na zeje gjumi i dashurise……..
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe Zmadho
….” Erdhi per tu cmallur, mori mallin e te gjitheve me vete…”!!!
….E bluante per nje kohe te gjate mendimi, per te shkuar ne fshatin e te p;areve te tij, te merrte me vete nje cope kujtim nga ai fshat, ku prehen gjysherit..
Keshtu nje te shtune u nis me makinen e tij heret. Tere rruges mendonte vetem per fshatin te te pareve te tij. Arriti paradite dhe qendroi para lokalit ne buze te xhadese. U fut brenda ne ate lokal te vogel mbytyr nga mjegulla e tymit te cigareve dhe te zhurmave qe perplaseshin nga copezat e bisedave. U ul ne nje qoshe dhe ashtu ne heshtje rrufiti kaferne qe i pelqeu aq shume. Edhe uji i ftohte nga cezmja e rrenuar aty jashte i pelqeu shume.
Dikush u be kurioz per ate si fytyre e papare me pare. Ishte nje burre i moshuar me nje pale mustaqe te zverdhura nga cigarja.
-Nga te kemi , mor djale- e pyeti.
-Me origjine ketej jam.
Permendi emrin e gjyshit. U be heshtje ne lokal. Shumica kthyhen kokat. I moshuari u ngrit dhe u ul ne tavoline e tij ne karriken perballe. Filloi ti tregonte per gjyshin e tij qe kishte emigruar larg ne Perandorine Turke dhe kur vdiq i kishin sjelle eshtrat, qe preheshin ne kodren mbi fshat.
Qendroi shume ne ate lokal edhe dreken aty e kaloi dhe vetem ne te ngrysur zuri dhome ne hotelin ne fillim te fshatit. I silleshin ne mendje fjalet e bashkefshatareve. Me mendjen e tij e kishte vendosur.
Aty ku ishte ajo cezem e rrenuar vendosi te ndertoje nje krua aty para lokalit ta kthehnte ne nje krua te bukur dhe ti vendoste emrin e gjyshit te tij.
U ngrit heret dhe zbriti ne lokal. Perseri takoi te moshuarin. E ftoi ne tavolinen e tij dhe duke pire te dy kafene me rakine aq te dashur te fshatit te tij tha mendimin e vet. Te moshuarit i ndriti fytyra. Ju ngjall para syve te tij, ai gjyshi i tij, tiparet dhe karakteri i forte . E perkrahu dhe me te shpejte doli dhe p;as afro nje ore erdhen edhe disa fshatare te tjere. Kush kishte sjelle zhavorr, nje tjeter cimento , edhe guret ishin mbledhur. Biles edhe tubi i bronxte per cezmen.
Punoi nipi i gjyshit tere ditenn dhe ne mbremje vone pasi e llustroi me cimento siperfaqen e siperme te Kroit i vuri emrin” Kroi i Gozpos”
……..Ra te flinte i qete. Te nesermen, heret piu kafene e fundit dhe kerkoi nje gote uje nga “Kroi i Gozpos” dheu nis per tu kthyer ne shtepine e tij ne qytetin e madh te zhurshmen.
Prapa kishte lene kujtimin e riperteritjes se emrit te gjyshit te tij ne shekuj…….
Albina Trebicka, Pirro Minella Millona dhe 82 të tjerë
22 komente
118 ndarje
Pëlqej

Komento
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.