Shkruan:NEXHI BAUSHI

Kaltërsia në blu e gjirit, tutje larg midis Karaburunit e Sazanit një anije qëndron pezull e mbërthyet nga speranca. Buzë deti tek tuk disa plazhista duan të shijojnë edhe ato pak rreze të diellta dhe ujin që për çudi vazhdon të jetë i ngrohtë në këto ditë të vjeshtës së dytë dhe i këndshëm, dhe bashkë me ta dy fëmijë çamarokë lozin me valët e detit duke i hedhur njëri tjetrit stërkla nga uji qelibar i kripur e plot jod.
Më pas dalin nga deti ku gjyshi i pret në breg me peshqirët ndër duar që të mos mbërdhijnë. Dhe ne tre admirueset e këtij pejsazhi të ulura në tavolinat e një lokali buzë detit shijojmë një drekë të shijëshme me peshkun e freskët të sapo gatuar. Një ditë plot relaks të mbushura me energji pozitive pasi kemi shijuar dhe admiruar këtë ditë të mrekullueshme të natyrës dhe bisedave, pse jo dhe poezive tona që mundohemi t’i interpretojmë dhe të përcjellim maratonën tonë simbolike tek njëra tjetra, që për çudi klientët e lokalit na përshëndesin me duartrokitje të sinqerta, e ne si fëmijë ngazëllehemi.