JE TI!
Vetëm një ëndërr unë kam, ju betohem në Zot,
Një frymë,një dhimbje ne shpirt
Një ndjenjë të vetme, unë kam, sot edhe mot,
Një dritë të bardhë, një magji, dhe një zemër..
Vetëm një ëndërr, besomëni cfarë po ju them,
Fshehur qerpikësh e lotësh, fillim e mbarim,
Vetëm një dashuri, lëndim, gjak e melhem,
Një shpirt, një frymë, një dhimbje dhe një qëllim.
Vetëm një dhimbje, në doni të dini, unë kam,
Shpërndarë fytyrës sime, gjërë edhe gjatë,
Vetëm një dhimbje unë kam, që qesh edhe qan,
Një dhimbje, të shenjtë, të ylbertë, ditë edhe natë.