Janë të rrallë burrat si Abdyl Frashëri që i kushtoi një jetë të tërë kombit, me dije, punë, maturi, largpamësi, luftë dhe sakrificë. Toka jonë lindi gjigand që lanë gjurmë dhe i lakmoi bota e që kulturat dhe popujt tjerë me domos duan t’i përvetësojnë.
Sot mund të themi që idetë e Abdylit për Shqipërinë morën jetë, sot jemi dëshmitar të ngritjes së kombit tonë dhe rikthimit në origjinë, ku për gjysmë milenimumi u la anash, e u përndoq u luftua deri në zhdukje. Sot mund të jemi krenar me gjithë vështirësitë, sepse kombi ynë është duke u bë faktor në Ballkan, sepse vetëm kështu do të arrihet një paqe afatgjate, e nënshkruar mbi gjakun, vuajtjet, mjerimin, torturën e këtij kombi sa të bekuar aq dhe fatkeq përtej kohërash.
Abdyli u lind me 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Deri në moshën 18 vjeç jetoi në fshatin e tij të lindjes për t’u zhvendosur më pas në Janinë shkaku i punës. Me fillimin e Krizës Lindore më 1877, erdhi në pah karakteri i Abdylit. Po në atë vit formohet “Komiteti Shqiptar i Janinës” ku Abdyli zgjedhet kryetar, për t’u bërë hartues i projektit për mëvetësinë e Shqipërisë, përmes kryengrites së armatosur anti-osmane.
Qëllimi i tij ishte të merrte përkrahje nga Rivalët e Perandorisë Ruse, konkretisht shtetet evropiane të cilat dukej se kishin frikë nga mbizotrimi i Rusisë në Ballakan. Por kjo përkrahje nuk erdhi ndaj shqiptarëve. Që nga korriku deri në dhjetor 1877, zhvilloi bisedimet me Athinën zyrtare për krijimin e një aleance politike shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane, por rezulati doli i pafavorshëm pasi Athina nuk pranoi idenë e Shqipërisë së Pavarur në kufijtë e saj etinikë. Në fundvit të 1877, Abdyli ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë Osman, në atë kohë ai zgjedhet kryetar i “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, që u formua në Stamboll e që njihet si “Komiteti i Stambollit”. Abdyl Frashëri konkludonte se nga prirjet ekspansioniste të Rusisë dhe interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur gjallë Perandorinë Osmane, poashtu kafshimet e fqinjëve ballkanik për ta bëre copë-copë, krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, do të ishte zgjidhja më e përshtatshme.
Vilajeti i Kosovës dhe ai i Janinës ishin vendet ku Abdyli zhvilloi aktivitetet e tij politike dhe patriotike. Ishte i palëkundur në kauzën e tij për autonominë e Shqipërisë. Ishte i pranishëm në të gjitha kuvendet të cilat ishin nën organizimin e Këshillit të Përgjithshëm nga Lidhja e Prizrenit ku më pas zgjedhet kryetar i komisionit për punë të jashtme.
Më 1 nëntor 1878 mori pjesë në “Kuvendin e Parë të Dibrës” ku në mënyrë zyrtare iu kërkua Portës së Lartë ruajtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë në një shtet autonom të vetëm. Në janar të 1879 organizoi “Kuvendin e Prevezës” ku kërkohej ruajtja e e Çamërisë dhe mos aneksimi i saj nga Greqia fashiste. Po në pranverë të atij viti udhëhoqi delegacionin shqiptar të Lidhjes në turneun e Evropës ku kishin një kërkesë të vetme ndaj Fuiqive të Mëdha ruajtjen e territoreve shqiptare dhe kërkesën e tyre për liri dhe autonimi. Qeveria e përkohëshme që u miratua nga Kuvendi i Dytë i Frashërit, ishte projekt i mirëmenduar nga Abdyli. Poashtu priu “Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës” i cili shihte si arsye të vetme kryengritjen e armatosur për mbrojtjen nga pushtuesit. Në “Kuvendin e dytë të Dibrës” ai promovoi programin e Gjirokastrës gjë që nuk kaloi nga shumica, pas këtij zhgënjimi Abdyli kthehet në Kosovë ku së bashku me trimat dardan vunë në funksion vendimet gjirokastrite.
Më 1881 bëhet pjesë e qeverisë së përkohëshme në Prizren me qëllimin e vetëm pavarësimin e Shqipërisë dhe ruajtjen e saj nga armiqët e kobshëm. Me t’u shtypur Lidhja e Prizrenit, Abdyl Frashëri arrestohet nga gjyqi special Osman, ku dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Qëndroi në burg 3 vjet e 20 muaj dhe lirohet për arsye shëndetësore. Aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi deri më 23 tetor 1892 në Stamboll ku edhe vdiç. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978 për tu rivarrosur në tokën amë, të cilën e deshi më shumë se çdo gjë.
Ky burrë i urtë dhe trim hapi rrugën e vështirë për brezat që do vijnë dhe kështu lartësoi përjetë emrin dhe veprën e tij të madhe në shërbim të kombit, dhe si i tillë mbetet që ta nderojmë dhe admirojmë personalitetin e tij, sepse nderimi për të është nderim për atdheun.