Fle në krahë të burrit me sigurinë më të madhe
e rrethuar me dashuri
Me gjithçka ta braktisësh, magnet i gjakut
e tërheq
Nuk i lë t’ia rrëmbejnë lumturinë
Sakrificën e ka të vulosur në zemër
Mbi supet e dashurisë mbart peshën e jetës
Edhe të lindjes edhe të vdekjes
Me zemër kap lartësitë e qiellit zbulon fundin
e oqeanit
Unazë e zemrës si yll i ndezur shndritë
netëve të errta
Nën shikimin e saj lëviz jeta
“”””””””””””””””””””

Mos eja sëmundje tek unë
Tërë qenia ime është kthyer në shëndet
Vdekjes rrugën ia ka mbyll
Ti kot sillesh botës rretheperqark
Klithin me dhembjet e tyre
Mijëra plagë të hapura kërkojnë shërim
Trishtimi i ndjek nga prapa kudo
Si gur në shpirt iu rëndon
Ti vret me virusin tënd të zi
Ngrit temperaturên e tensionin e gjakut
Si le mushkëritë të marrin frymë
Kërkon vdekja të bjerë në qetësi
Mos eja sëmundje tek unë
Tërë qenia ime është kthyer në shëndet
Vdekjes rrugën ia ka mbyll
Ti kot sillesh botës rretheperqark
“”””””””””””””””
E çuditshme kjo stinë fryn e shfryn bulçinjtë
Zverdh e purpuron e fryteve i kullojnë gjinjtë
Mushkëritë e zogjve frymojnë këngët në ikje
Qiellit të ajërt fluturojnë drejt saksive të yjve
Brymë trishtimi derdhet mbi gjethet në ecje
Thinjat e kohës si rrezore shkëlqejnë degëve
“””””””””””””””””””””””
Me dashje ose pa dashje, as denon, as fal
Qëndron e heshtur, me dashuri zemre shëron
Me shembullin e veprës ndjek në çdo hap,
Të bën për vete, shtegut të dritës të kërkon.
Shpirtin ta përshkon me fytyrën që shndritë,
Edhe në furtunë a në ndezje prej afshi.
Në kohë mjaft të keqe, jetën ta bën të ëmbël,
Në fijet e shpirtit, ndez dritat, terrin e largon.
Në rrjetë dyshimesh, kur shpirti trazohet,
Mbron të vërtetën nga gënjeshtra e mbuluar.
Me vesë shkëlqen, e gjethe të arta vjeshtohet
Që bien tej e tej me dëshira të zjarrta.