JU ISHTE NJË MILITANT I VJETËR RRACE POR SHOSHIN DHE DUKAGJIN E DESHE MË SHUMË SE ÇDO PARTI!

Sot mbylli sytë përgjithmonë Dedë Marash Toka një emër i mirënjohur në Shosh , Dukagjin dhe Shkodër Kishe hyrë në segmentin fundore të jetës, por rrjedhës së saj të vrullshme, nuk ju ngatërrove neper këmbë. Jetove energjik, vital dhe i dobishëm deri në çastin e fundit kur përmbushe të gjitha detyrat e një burri me vlera. Sot në ketë ditë me diell të ëmbël vjeshte në shtegun e rrugës së amshueshme përpara i doli aktori lëvizjeve patriotike 1910. 1911, 1912, 1915 bashkëluftëtari i Luigji Gurakuqit, dhe martiri e besës shqiptare Babn Celi . Homeriku i moçëm përpara se të përqafoj me dashuri si gjyshin nipin e pyeti : – Dedusha në paç ardh si burrat ardhsh i bardhë ?!
– Qe besa si ti nuk kam mujtë me ba, por oxhakun nuk ta kam ulë por mbajt me mirësi e përteri siç e kërkojnë kohërat e reja ;-ju përgjigje Deda shkurt e saktë. Deda Marashi ishte pip i një trungu të moçëm kërrçash të vjetër dhe atdhetare tue fillue që nga Cel Mirashi, Babun Celi e gdhendur në këngë e bëma legjendare per vijuar me të atin Marash Babunin një prej mrizave më çmuar të elitës burrnore të Shoshi i denuar politikish per agjitacion e propogande.Edhe nga dajat ishte nipi i deres se madhe të Bal Markut të Shalës që nder breza i bërë berë nderë Dukagjinit. Deda nuk ishte nga ata që mburrej per etërit e vet, përkundrazi ua kishe “friken” edhe atje në varr ku ishin se mos nuk ishte i denje per qenë stërnipi, nipi apo djali i tyre. Dedë Marshi nuk ishte nga ata që pranonte rrinte as nën hijen tyre, ai kishte karakterin dhe ambiciet e veta prandaj krijoj portretin e vet të spikatur në mesin e breznisë së tij. U rrit me mundim por jo në mjerim, nuk pati fat të kapërcente ylberin përtej arsimit të detyruar. Qe një aktivist shoqëror që në rini, ushtri dhe me pas në Ndërmarrjet e mëdha dhe kantieret e klasës punëtore të kohës ku përfundoi arsimin e mesëm profesional, dhe arriti të fitonte kategorinë më të lartë mjeshtrit murator.
Deda kishte pasion leximin dhe studimin, punoi me klerik dhe intelektual të kulturuar, mësoj prej tyre por mbi të gjitha “ volli” literature te ndaluar dhe fitoj një bagazh të kënaqshëm që bënte diference jo vetëm me brezin tij por edhe me njerëz të shkolluar që nuk dilnin nga ograja e librave shkollore. Dedë Marshi ishte njohës shumë i mirë dhe interpërtues i zhdërvjelltë Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai njohu saktësisht etnografinë, folklorin, dhe i historitë e ndaluar që akoma nuk janë shkundur nga pluhuri i së kalueses. Anti konformist natyrë opozitari, qe zgjuar mbasi koka ja komandonte gojën, jo goja kokën se përndryshe do kishte renë brenda. Ka qenë Kryetare i Bashkimeve profesionale në disa HC të mëdha ku tregoi integritet dhe përkushtim per njerëzit punës. Dedë Marshi e parandjeu me kohë se Sistemit socialist po i vinte fundi dhe qe nder të paret që i dha të shtyme komunizmit. Sa tituj dhe dekorata janë marrë, sa rrahje gjoksesh sa e sa dokumentarë dhe reportazhe triumfuese janë shkruar . Shumë jashtë zakonisht shumë torta pushteti, tapi çifliqesh përfituan ata që flinin gjumë, fshiheshin birave ose i mbanin ison valles së vjetër kur ti fillove shtegtimin tënd idealist per demokraci. Dedë Toka është i pari anëtari PD jo vetëm në Shosh, por ne Dukagjin. Ai , dhe Gjergj Temeli janë te pret shkodranë që kanë shkuar në shtëpinë e Gramoz Pashkës dhe kanë marrë bekimin nismëtarë per krijimin e një partie re opozitare .Me 10 janar 1991 në shtëpinë e tij në fshatin Celaj krijon Seksion e pare të PD në Rrethin e Shkodrës. Kur Pjetër Arbnori Ali Spahia i thanë se nuk ndiheshin të sigurt të bënin një gjë te tillë në Shkodër . atëherë Dedë Toka dhe Gjergj Temeli erdhën në Shosh dhe shënuan një date në kalendarin e ngjarjeve historike te trevës se tyre . Dedë Toka më pas u bë “Patriarku” i parë demokrat i Dukagjinit Më guxim e pasion të rrëmbyer si Lumi Kirë në kohë stuhie punoi per ngritjen strukturave së partisë se parë opozitare në Dukagjin e me gjerë. Me emrin e Dedë Tokës janë të lidhura pa zgjidhëshmërisht të gjitha fitoret sepektakolare të PD në Dukagjin në vitet 1991-1997. Po Dedë Tokën këto fitore ose nuk do kishin qenë ose nuk do kishin qenë kurrë në ato përmasa .Dedë Toka ishte një luftëtarë energjik që luftonte vetëm per fitore, kundërshtarë i frikshëm dhe dinjitoz, autokombanier i pa përsëritshëm votash bindje, zemre ,proteste dhe urrejtje Kishte gurin dhe arrën në dorë te merret në dorë funksione të lakmueshme dhe dobiprurëse dhe nuk beri, prandaj mbeti rrezistent si azbesti nga acideve përvëluese te pushtetit. Kishte vetedijen vet përfaqësimit politik të Dukagjinit në çdo nivel gjë te cilën ja arit në kohën kur i dëgjohej fjala . Dedë Toka qe mjeshtri i ndërtimin një trapi të fortë dhe manovrueshëm lundrues të cilin kur doli në lumë nuk e drejtoi kurrë. Dedë Tokën politika nuk e beri pisë por nuk është faji i tij nëse politika beri pis vetën. Si detarë i devotshëm partiak natyrshëm beri shumë kundërshtare por fare pak armiq. I vetmi mëkat që mundë t’i këndohet është se promovoj dhe nuk u mbylli shtegun edhe atyre që nuk e meritonin por edhe kurrë nuk i qenë mirënjohës , as nuk ja njohën e vlerësuan meritat . Si çdo luftëtare idealist u ndie i zhgënjyer dhe i pa vlersuar nga rrenegatët e pushtetit. Pas viteve 2000 në vetminë e tij politike vijoj të peshkonte në basenin e librave të tij të preferuar . U dallua s si aktivist dhe dashamirë i Shoqatës Dukagjin dhe gazetës me njëjtin emër në cilën ka botuar dhe shpalose mendimet tij të dobishme. Dedë Toka ka bërë me pasion detyrën e misionarit, parandaluesit dhe pajtuesit të konflikteve të çdo natyre përfshi edhe faljen e gjakeve ku veproj aktivisht në gjitha trevat e veriut. Dedë Toka u largua nga kjo botë i përmbushur shpirtërisht dhe moralisht duke lenë pas familje shembullore e të mirë integruar në SH. B.A. Jetove në një kohë kapërcimi prej një epoke në tjetrën e cila shkaktoj tallaze te frikshme, por dole faqebardhe Sot Shoshi humbi një dashurues të madh te traditave të veta por edhe i frymës se re bashkëkohore. Pastë dritë në amshim Dedë Marsh Babuni Ju ishte një militant i vjetër rrace por Shoshin dhe Dukagjin e deshe më shumë se çdo parti!