Oh,c’qenka jeta me plot ankth e mundime
Qe mbart ne shpine stresin e dliresise
Se s’mund ta quash veten burre
sedren perdellime
Qe ve dore mbi gruan..
Qe eshte lulja e miresise.
Kush je ti qe mbjell ne syte e saj trishtim
E ne shpirt i lengon psheretima e zbehte
e dhimbjes_grua
Ajo eshte dashuri qe Zoti i jep bekim
Ne emrin Nene dhe drita e diellit u zgjua.
S’jane justifikime rrufete e
shtrengatat e kohes
Qe te bejne fajtor ty e gjen shkas
Ku zbras urrejtjen e zemerimit
ne kamxhikun e dores
Mbi jeten_femer si nje djall me mask.
Nuk ka familje dhe brez te lumtur
Nuk ka zhvillim jete dhe dije te kulturuar
Ne fytyren e nxirre dhe ne gjirin e
vuajtur dhe te mavijosur
Nuk mund te cel buzeqeshja e pranveruar!
Pra matu..e ndal dhunen
qe te mbetesh njeri i mire
Lutu per mekatet dhe gabimet qe
Zoti t’i fale
Nje here jetojme,e do vije ora te
kerkosh meshire
Rrembeje kohen…
Te behesh kapiten ne dallget_vale!