15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

 Nga Stiljan DEDJA   

 

               Pusi im !

 

E kam një pus prapa shtëpisë,

Te baçja , te stolat, ku rrimë në behar,

Ndërtuar me gurë të bardhë rradhë- radhë,

I rrumbullakët,  tamam si hënë e bardhe.

Ka ujë të lehtë, të ftohtë,të pastër qelibar

Si qielli i pastër, yje plot, dukshëm përmbi bar !

Në lagjen time ka shumë puse,

Me ujë të ftohtë, tamam si pusi im,

Siç ka komshia  pusin e vjetruar

Me gurët ngjyra zbukuruar.

Ujë i mirë! fare i përsosur,i bekuar !

Një ditë ajo duke buzeqeshur,

Më zgjati ujë, të pi shpejt, me nxitim !

Por mua seç mu ka tiposur!

 Më pëlqen,seç e kam fiksim!

Të pi ujë të ftohtë!

Veç nga pusi im !!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.