15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Mirvete Kabashi Leku

GJUMI IKU
Natë pa yje
as hana s`duket
Ndjenjave
nuk i duhet drita
Shpirti nxjerr
E vargëzon fjalë
Gjumi
më ka marr inat sonte
“””””””””””””””””””””””””
SHOQES
(Dedikim)
Sytë tu
Sy shqiponje
Çajnë
Mjegullat e errëta
Për të kapur ndriçimin e së ardhmes
Sfidon hajdutën kohë
Jetës për t’i falur
gëzimin.
E solle guximin nga majë Kabashi
Këtu ia vodhe Lumbardhit gurrën
E etur për mësime ndalove kohën.
Ngarend të ushqehesh me dituri
Ashtu si thithë bleta nektarin
Pa lënë pengje të shumta të kalendari.
“””””””””””””””””””””””””
AMANETI I ZAHIRIT
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë
Pikë më pikë do derdh gjakun
Lumë më lumë, krua më krua
Se s’ia ul kokën bajrakut
Nën qiellin tim t’bekuar.
Do ta vras unë pabesinë
Që më prek lirinë e pragut
Të sjell pranë shqiptarinë
Bash si zjarrin e oxhakut
Do të bëhem yll n’qiell
Të ndrit kombin ku frymon
Dua paqen e përjetshme
N’djep shqiptari
Ku përkund foshnjë.
Do të marr ca gurë nga troje
Që të bëj një monument
Cep më cep përmes Kosove
Do të lë një amanet.
Mos t’më prek kush n’mëmëdhe
Mos të humbë shkronja shqipe
Çdo shqiponjë të jetë krenare
Nëpër vise shqiptarie.
Mirvete Kabashi-Leku
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.