Pikë më pikë do derdh gjakun
Lumë më lumë, krua më krua
Se s’ia ul kokën bajrakut
Nën qiellin tim t’bekuar.
Do ta vras unë pabesinë
Që më prek lirinë e pragut
Të sjell pranë shqiptarinë
Bash si zjarrin e oxhakut
Do të bëhem yll n’qiell
Të ndrit kombin ku frymon
Dua paqen e përjetshme
N’djep shqiptari
Ku përkund foshnjë.
Do të marr ca gurë nga troje
Që të bëj një monument
Cep më cep përmes Kosove
Do të lë një amanet.
Mos t’më prek kush n’mëmëdhe
Mos të humbë shkronja shqipe
Çdo shqiponjë të jetë krenare
Nëpër vise shqiptarie.