17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Adagio…Imazhi mund të përmbajë: njerëz që qëndrojnë, pemë, bimë, qiell, jashtë dhe natyrë

Premtimet në erë
tani i përkasin së shkuarës,
humbën fjalët e ëmbla profetike,
stinës së mugët,bashkë me gjethet e rëna
nga degët e melankolisë vjeshtake,
ku lamtumira si shpresë e vrarë në prag dimri,
është realiteti i shpërndarë në simbiozë faji
ku betimet skadojnë si ushqimet e përditshme
e ku simfonia e shpirtit gdhendet në vargje
si Adagio e trishtë,ëndrrash të largëta…

Marjeta Shatro Rrapaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.