Adagio…
Premtimet në erë
tani i përkasin së shkuarës,
humbën fjalët e ëmbla profetike,
stinës së mugët,bashkë me gjethet e rëna
nga degët e melankolisë vjeshtake,
ku lamtumira si shpresë e vrarë në prag dimri,
është realiteti i shpërndarë në simbiozë faji
ku betimet skadojnë si ushqimet e përditshme
e ku simfonia e shpirtit gdhendet në vargje
si Adagio e trishtë,ëndrrash të largëta…