Më 16 gusht 1915 ishte varë në litar publikisht në Durrës Haxhi Qamili , emëri ii tij i vertetë ishte Qamil Zyber Xhameta ,por i influencuar nga feja e kultura Osmane e kishte marrë emrin Haxhi Qamili ,figura më kundërthënëse e gjithë historisë Shqiptare,i cili me kryengritjen tij proturke që zanafillĕn e kishte nga viti 1913 në viset e Shijakut, Kavajes e Tiranes e pastaj u shtri në Shqiperinë e mesme ,ku arrinte të merrte nën kontroll pjesën më të madhe të qyteteve të mëdha si Elbasanin,Tiranen ,Durrësin e pjesë tjera të vendit.
Pas kërkesave që i bënë kryengritësit princit Vid për ribashkim më Turqinë më dt. 3 shtator 1914 ai iku nga Shqiperija .
Kryengritësit moren qytetet kryesore e nê Tiranë dogjen sarajet e Esat Pashë Toptanit më 12 shtator 1914 dhe e shpallen qeverinĕ e tij jolegjitime në janar të vitit 1915 .
Pas largimit të qeverisë se Esat Pashes,Haxhi Qamili shfaqi neutralitet tĕ Shqiperisë në luftën e parë botërore dhe angazhohej për kthimin e Shqiperisë nën Turqinë ,kthimin e sheriatit, heqjen e flamurit kombetar e rivendosjën e flamurit Osman dhe zëvendesimin e shkronjave latine më ato arabe.
Shumicën e kundështarëve të tij i eleminoj ndërsai të krishteret i quante kaurrë e njërëz të kqinjë ku kishte ushtruar mizori të mëdha e tortura ndaj tyre,por edhe shumë klerik musliman sunit sidomos në Elbasan të cilet e kishin kundershtuar rebelimin e tij i kishte varur.
Shqiptaret Haxhi Qamili i tarikatit sheh i kishte ndarë në dy kategori në muslimanë dhe në kaurrë e të cilet duhej eleminuar e sipas tij kaurret as Allahu nuk i don ,motoja e rebelimit proturk të kryengritêsve ishte duam Babën-Turqinë dhe osmanishten si gjuhë kryesore.
Për ironi te fatit kundershtari i tij më i madhĕ Esat Pashĕ Toptani më ndihmën e Serrbisë se kryeministrit Nikolla Paśičit që i kishte premtuar nëse vjen në pushtet dhënien e një korridori tokësor për ndertimin e hekurudhes Serrbi-Durres dhe vet dhënien e Durresit si dhuratë Serrbisë,për realizimin e ëndërres serrbe për dalje në detin adriatk ,e si rezultat i një ujdije të tillë, ushtaret serrbë në numër të madhë kishin luftuar në anën e Esat Pashë Toptanit duke i ndihmuar ushtarakisht e i mundësuar atij fitore kundrejtë Haxhi Qamilit ,të cilin e kapen rob dhe ia dorëzuan Esat Pashë Toptanit të cilin edhe në fund e vari në litar publikisht më dt. 16 gusht 1915 në Durres.
Vlen të cekët se Esat Pasha i kishte premtuar Haxhi Qamilit se nese i varĕ vet të gjithë bashkëpuntoret e afêrt do e falte , por nĕ fund pasi i kishte varur njĕ nga një bashkëpuntoret e tij ,nuk e kishte mbajtur premtimin duke e varur edhe atë.
Esat pashë Toptani një tradhetar e mik i Serrbisĕ kishte arritur ta varte një analfabet turkofil qê nuk e njihte Shqiperinë por deshironte qê ajo ti bashkohej Turqisë se xhonturqve.
Pas varjës në litar të Haxhi Qamilit nga dt. 16 gusht 1915 e deri sa ishte vrarë në Paris më dt.13 qershor 1920 nga Avni Rrustemi,Esat Pashë Toptani kishte qeverisur nĕ Shqipëri më represalje e eleminim fizik të kundershtarëve të tij politik.
Për ironi të fatit e tĕ historisë pos Esat Pashë Toptanin qĕ e kishte ndihmuar Serrbija tĕ vie në krye të qeverisë shqiptare e ishte marionetë e saj, edhe mbreti Zog pikërisht përmes Serrbisë e kryeministrit të saj Nikolla Pašič më marrveshjen e vitit 1924 Zogu ishte bërë vasal i Serrbisë ku unioni doganor,ushtarak e çdo gjĕ varej nga Serrbija edhe kisha ortodokse shqiptare do mbikqyrej nga patriarku serrb i cili do e caktonte një klerik serrbë në krye të saj, edhe për faktin se ishte nip i Xhelal Pashes bashkepuntorit kryesor serrbë e njëriut kryesor të Esat Pashë Toptanit ,dhe pas vrasjes se Arif Hiqmetit bashkëpuntorit kryesor serrb në Shqipëri të Ahmet Zogu Serrbija shihte bashkëpuntorin kryesor për realizimin e interesave serrbe,ishte rekrutuar nga Serrbija e ishte vendosur në krye të qeverisë pas përmbysjes se qeverisë se Fan Nolit në qershor të vitit 1924 .
Qendrim përsonal.