22.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Maj 2026

Rafet Ismaili

Sipas një maksime latine në luftë nuk ka shumë logjikë.
UÇK-ja i’u ka pêrmbajtur konventave luftarake të Gjeneves mbi popullaten civile,tê ndaluarit,tê burgosurit e roberit e luftës brënda suazave të lejuara e njohurive që kishte sepse botërisht dihet se mosnjohja e konventave e ligjeve tê luftës nuk merret si rrethanë lehtêsuese për asnjë palë ndërluftuese.
Serrbija mê mbi 200000 forca paramilitare,militare e policore ka zhvilluar luftë për shfarosjën tonë duke na vrarë,dhunuar,debuar,djegur pêrmes operacioneve të koduara si Patkoi e operacioni i tokes se djegur.
-Ndermarrje e pêrbashket kriminale është formê e organizimit tê sofistikuar kriminale pĕr maltretime vrasje e zhdukje të kundêrshtarëve.
Êshtê kualifikim për denigrimin e kriminalizimin e terê luftës se UÇK-së.
-Kualifikimi ndalim arbitrar është ndalim pa një vendim të një autoriteti kompetent.
-arrestim arbitrar poashtu ndalim pa asnjê procedurê e vendim të autoriteteve.
-Ekzekutim arbitrar i referohet njê akti pa procedurê e pa vendim tê një autoriteti kompetent.
-Tortur i referohet aktit degradues,denigrues e poshtrues tê përsonave për mosbindje politike,arsye etnike  e fetare.
-Forma arbitrare i referohen çdo veprimi nê shperputhje më konventat e luftës.
Kalimthi i ceka ca të gjetura ně disa prej 10 pikave në aktakuzë.
Serrbija kishte supërmaci e ushtronte gjenocid e çlirimtaret po ngarkohen për mosrespektim të konventave e rregullave të luftës.
Qëndrim përsonal
“”””””””””””””””””””
Para 25 viteve ushtrija Kroate përmes operacionit të koduar Oluja e çliroj Kninin të cilën forcat çetnike serrbe e kishin pushtuar ,më çka praktikisht dalmacinë e kishin paralizuar prej pjesës tjetër kroate duke e thêmeluar një të ashtuquajtur Republika Srpska Kraina  si projekt i Serrbisê se madhe.
Republika Srpska Kraina ishte gjoja kundĕrpërgjegje e popullatës serrbe kundër Kroacisĕ se pavaruar qĕ forcat nacionaliste serrbe e lidhnin më kohen e Pavelićit e shtetit të pavarur kroat,për krimet e tij kundër serrbve, kampin e Jasenovacin qĕ e instrumentalizuan e këto ishin pretekse pĕr shkputje nga Kroacija,paralizimin e shtetit kroat,e për bashkangjitjën e republikes se Srpska kraines përmes Republika Srbska,Republikes se Serrbisë e për krijimin e Serrbisë se madhe.
Më çlirimin e Kninit u tregua se ushtrija serrbe edhe përkunder epersisě teknike ishtë e thyeshme më çka ra poshtĕ miti mbi pathyeshmerinë e ushtrisë serrbe.
Thyerja e Kninit e theu përfundimisht iden pĕr Serrbinë e madhe në kufijt e projektuar Ogulin,Karllovac,Karrllobag e Viroviticë.
Kroacija u çlirua më forca vetanake se BE serrbve u ofron më shumë se autonomi njëfarë plani Z4 që ishte shtet në shtet por largpamësia e Tuxhmanit ishte vendimtare ai bisedonte formalisht por u forcua ushtarakisht e çliroj Kninin e pjesën tjetër të pushtuar.
Kjo fitore i hapi rrugen edhe marrëveshjës se Dejtonit sepse u dha krahĕ forcave muslimane e kroate kundër forcave serrbe.
Vlen tê cekët se kosovaret dhanĕ kontribut tĕ madhê në çlirimin e Kninit e sidomos roli i Rrahim Ademit e Bekim Berishes -Abejes,ishte madhor.
Por si në çdo luftë tĕ huaj meritat e lavdija u thuret vetëm vendorëve.
“””””””””””””””””
Më 16 gusht 1915 ishte varë në litar  publikisht në Durrës Haxhi Qamili , emëri ii tij i vertetë ishte Qamil Zyber Xhameta ,por i influencuar nga feja e kultura Osmane e kishte marrë emrin Haxhi Qamili  ,figura më kundërthënëse e gjithë historisë Shqiptare,i cili me kryengritjen  tij proturke që zanafillĕn e kishte nga viti 1913  në viset e Shijakut, Kavajes e Tiranes e pastaj u shtri në Shqiperinë e mesme ,ku arrinte të merrte  nën  kontroll pjesën më të madhe të qyteteve të mëdha si Elbasanin,Tiranen ,Durrësin e pjesë tjera të vendit.
Pas kërkesave që i bënë kryengritësit princit  Vid për ribashkim më Turqinë  më dt. 3 shtator 1914  ai iku nga Shqiperija .
Kryengritësit moren qytetet kryesore e nê Tiranë dogjen sarajet e Esat Pashë Toptanit më 12 shtator 1914 dhe e shpallen qeverinĕ e tij jolegjitime në janar të vitit 1915 .
Pas largimit të qeverisë se Esat Pashes,Haxhi Qamili shfaqi  neutralitet tĕ Shqiperisë në luftën e parë botërore dhe angazhohej për kthimin e Shqiperisë nën Turqinë ,kthimin e sheriatit, heqjen e flamurit kombetar e rivendosjën  e flamurit Osman dhe zëvendesimin e shkronjave latine më ato arabe.
Shumicën e kundështarëve të tij i eleminoj ndërsai të krishteret i quante  kaurrë e njërëz të kqinjë ku kishte ushtruar mizori të mëdha e tortura ndaj tyre,por edhe shumë klerik musliman sunit sidomos në Elbasan të cilet e kishin kundershtuar rebelimin e tij i kishte varur.
Shqiptaret Haxhi Qamili i tarikatit sheh i  kishte ndarë në dy kategori në muslimanë dhe në kaurrë  e të cilet duhej eleminuar e sipas tij kaurret as Allahu nuk i don ,motoja e rebelimit proturk  të kryengritêsve   ishte duam Babën-Turqinë dhe osmanishten si gjuhë kryesore.
Për ironi te fatit kundershtari i tij më i madhĕ Esat Pashĕ Toptani më ndihmën  e  Serrbisë se kryeministrit Nikolla  Paśičit që i kishte premtuar nëse vjen në  pushtet dhënien  e një korridori tokësor për ndertimin e hekurudhes Serrbi-Durres dhe vet dhënien e  Durresit si dhuratë Serrbisë,për realizimin e ëndërres serrbe për dalje në detin adriatk ,e si rezultat i një ujdije  të tillë, ushtaret serrbë në numër të madhë kishin luftuar në anën e Esat Pashë Toptanit duke i ndihmuar ushtarakisht e i  mundësuar atij fitore kundrejtë  Haxhi Qamilit ,të cilin e kapen rob dhe ia dorëzuan Esat Pashë Toptanit të cilin edhe në fund e vari në litar publikisht më dt. 16 gusht 1915 në Durres.
Vlen të cekët se Esat Pasha  i kishte premtuar Haxhi Qamilit se nese i varĕ vet të gjithë bashkëpuntoret e afêrt do e falte , por nĕ fund pasi i kishte varur njĕ nga një bashkëpuntoret e tij ,nuk e kishte mbajtur premtimin duke e varur edhe atë.
Esat pashë Toptani një tradhetar e mik i Serrbisĕ kishte arritur  ta varte  një analfabet turkofil qê nuk e njihte Shqiperinë por deshironte qê ajo  ti bashkohej Turqisë se xhonturqve.
Pas varjës në litar të Haxhi Qamilit nga dt. 16 gusht 1915 e deri sa ishte vrarë në Paris më dt.13 qershor 1920 nga Avni Rrustemi,Esat Pashë Toptani kishte qeverisur nĕ Shqipëri më represalje e eleminim fizik të kundershtarëve të tij politik.
Për ironi të fatit e tĕ historisë pos Esat Pashë Toptanin qĕ e kishte ndihmuar Serrbija tĕ vie në krye të qeverisë shqiptare e  ishte marionetë e saj, edhe mbreti Zog pikërisht përmes Serrbisë e kryeministrit të saj Nikolla Pašič më marrveshjen e vitit 1924 Zogu ishte bërë vasal i Serrbisë ku unioni doganor,ushtarak e çdo gjĕ varej nga Serrbija edhe kisha ortodokse shqiptare do mbikqyrej nga patriarku serrb i cili do e caktonte një klerik serrbë në krye të saj, edhe për faktin se ishte nip i Xhelal Pashes bashkepuntorit kryesor serrbë e njëriut kryesor të Esat Pashë Toptanit ,dhe pas vrasjes se Arif Hiqmetit bashkëpuntorit kryesor serrb në Shqipëri të Ahmet Zogu Serrbija shihte bashkëpuntorin kryesor për realizimin e interesave serrbe,ishte rekrutuar nga Serrbija e ishte vendosur në krye të qeverisë  pas përmbysjes se qeverisë se Fan Nolit në qershor të vitit 1924 .
Qendrim përsonal.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.