FLAS ME VETEN
Do të vishem me petkun e sjelljes
Do të flas me gjuhën e dashurisë
Do të eci me hapa të kulturës
Nën çadrën e vetmisë
Do të qaj me lotin e gëzimit
Do të qesh me ëndrrën e lumturisë
Do ta ruaj qetësinë e natës
Në mes turma njerëzish
Do ta dëgjoj zërin e zemrës
Kur flet në heshtje shpirti im
Do ta vazhdoj ritmin e jetës
Në rrugën time me durim
FK
“”””””””””
PRITJE…
Prita të të takoja
Pritja ishte shumë e gjatë
Nga ti u ndjeva e harruar
Dita më dukej sikur të ishte natë
Kisha nevojë për ty…
Të ta thosha një fjalë goje
Nuk e doja përqafimin tënd
Veç të rrahurat e zemrës t’m’i dëgjoje
Ai takim më kishte mjaftuar
Sy me sy duke u parë
Sa u ndjeva e pa vlerë
Si asnjëherë…
Tani shpirti nuk gjen qetësi
Dua ta ruaj dashurinë e jetës
Dhimbjen shpirtit dua t’ia dëgjoj
Plagën e zemrës me dashuri ta shëroj
FK
19. 11. 2020
“””””””””””””””””””””
ME KËNGËN E DASHURISË
Dhimbjen e fsheh në strehën e shpirtit
Mallin e ruaj në melodinë e këngës
E etur si lulet për ujin
Për ty përmallohem
Plagën e ruaj në fshehtësi
Nga dashuria mos ta lëndoj
Dhe ti më vjen si melodi
Nga malli për ty dashurisë i këndoj
Tingujt e jetës si vapë e diellit
Herë më djegin herë më përvëlojnë
Në melodinë e dhimbjes së fshehur
Me këngën e dashurisë vallëzoj
FK
18. 11. 2020