TATA KUKEL
(Per ata që nuk duan të harrojnë vajtjet stërgjyshore )
Tatë e thërrisnin gjithë rinia. Burrat e motit në çete, çergë struge,e argati i drejtoheshin. A je, si je Kukel Ndreu? Të lumtë goja, tu rrite ndera,te pleqnoftë djali etj si lypte rendi i kuvendit. Tata Kukel kishte te gjitha okët e një kerrçi , shtatin urtësinë, falën e besën. Shtatin, krabën, tërvesën dhe lahutën i kish zanat si ai. .

Sipas nevojës mbante veshe gozhupin e galëm në stuhi e murla . Kur pjalmica të verbon boren e çante si arusha me barrën një grymëm sane ose mkrihcen e drunit sa një lis.
Ne kuvend e shëtitje mbante xhamadan cohe, me fije ari, kutinë e badenit e vare ne xhepin e përparme të jelekut pipin e qelibarit, sahat e qostek…
Kur shkonte te siguronte bukën robëve ngarkonte zhaben 50 okëshe me kallamboq.
Ne sup mbante kordumen, në brez qemerin me 100 fishekë dhe voziste përmes, qafave e monopateve herë mes te vapës se korrikut, here mes bores së frorit. Sa e sa shtegtime ka ba tata prej Shkodre, Gjakove e Gucie deri ne Dukagjin. Verës me lehtësue ecjen, hiqte tirqit e jelekun dhe ecte në këmishë e tlina te bardha. Opinga me lëkurë lope, për të mos i shqye gurishtave e zhareve e i mbante ne dore tue ece për diell e për hanë ngarkuar për bukën e gojës.
Familja miku, shtegtari, donin bukë. Shpia tervestare një bukë gjithmonë e linte në dritare me pa kalimtari e me bujt pa frikë në pastë nevojë me hagër. Buka ishte ndera e dhe krenaria e shpisë dhe gjithë jeta rrotullohej rreth magjes së bukës.
Kush siguronte bukën vet kish të gjitha mirësitë. “Bukën malësori e nxirret me thonj prej shkëmbit. Pasha bukën” ishte nga betimet ma të shtrejta .Në Brigje ma e mira shpi nuk kish ma shumë se 8-7 argatë. Arat në vërri ishin ku me pak e ku pa ujë sa i zhuriste edhe hana. Rahijet në bjeshkë mardheshin prej bryme, shumica e tymeve nuk banin as 6 muaj buke….
Ishte kohe pranvere mes Pashkëve e Shëngjergjit, atëherë kur kotecat ishin herrë.
Veç farën e arës varun ne tra, e një buke miell në magje la në konak Kukeli kur u nis për në shehër te Gjakovë.
Gruaja i tha
-Prit more njeri sa te gatuaj njatë buke qe na ka mbete e merre nje cope me veti se ke me ba gjashtë ditë e net rrugë.
-Grua e me jep zhabem larme, unë duroj, por njata zharq kur t’i marrin uja thonë; duam buke! Ata janë vocrrakë e nuk dinë gja se drithi asht ne Gjakove e mullini Gjocaj.
Tata mori zhabën dhe balqin e barrës dhe u nis tue kalue qafat me radhe pa vu , kurrgja gja në gojë përveç ujët e duhanit. Kur ra ne treg te Gjakovës e ngarkoj deng zhaben me kallamboq që e bleu sa i biri tamen. Mbasi bleu koshiqin nuk i mbeti kryq leku në xhep.
dhe u nis si div i gëzuem mbasi për një muaj familja nuk do ta ndjenin mungesën e bukës. Atëherë do baheshin shtërria per treg dhe rituali do përsëritej çdo muaj deri sa te binte kora e re. Ne Krasniqe shkoj tek një kumbarë i veti por nuk kish pas njeri aty, me sa duket kish dal me argati në bjeshke. Thirri në një dere tjetër e doli nje nuse e i tha;
– Nuk i kam trimat ne shpi.
Me thanë më jep një bulshi bukë i erdhi trurp. Mbas pas 36 orësh bukën thatë do ta shijonte ma tepër se zotnia bakllavën. Lodhja dhe uja janë dy trame të rënda edhe per një arushë si Tata.
Tue ecë ngarkuet mes vapës zorrët filluan të zihen gav-gave njana me tjetrën.
Ç’të baj mendonte kur kurrkund nuk të shifte syni shpi robi as stan.
Unë nuk jam ortekun! Burri qe i thotë vetit burrë e ka gjithmonë e gjithkund orën çuet.
Uli zhaben prej shpine, zgjidhi gryken mori një pale grushta kallamboq i shtypi me një guralec në një quk guri dhe aty afër burimit i futi në goje. Kollomoqi ishte fare e bardhe “Morave” e zorshme blue mullini. Tata shtrëngoj nofullat si me morse dhamballët me smalt te çelikte i vu ne lëvizje si sharra shirit e qe pret e copëton çdo nyje . Copat e kokrrave goditeshin pa mëshirshëm poshtë e lart sikurse te gjendeshin ne ulluk. Në fund të procesit thermues i shtynte me ujë në zgavrën zbraztë të stomakun. Nuk thonë kot se njeriu asht me i forte se guri. Tata në luftën per ekzistencë arriti deri ne kufijtë e legjendës. Pas kësaj përtypje te mundimshmë dhambet iu mpinë goja iu gjakos, por stomakun e vuni në punë tue u blule si mullin i pa cakatun.
Pas kësaj dreke të denje për njeriun e Nandertalit mbushi çibukun me duhan dhe filloj udhën qe i kishte mbete pa e “ndije ma lodhjen”. Kur mbërrini ne shtëpi fëmijët i dolën përpara tek te shtegu i oborrit e thirren gjithë gëzim
Erdhi Tata, erdhi , Tata! Gruaja i mbajti zhaben e rënde mbushur rrafsh.
–A u lodhe burro?
-Jo, jo nuk “u lodha as një fije ”. Si kam me thane u lodha, kur të dalin krah hapun kësi zogjësh pllummash . Hajdeni ua marrte Tata te keqen, dhe i përqafoj tue i puthe plot dashuni
Djali i vogël qe sa kishte fillue me fole i thotë:
– Tate a na puneee mieel?.
– Po more bire te paste baba kam pru kollomoq te bardhe si bora e tash po knaqeni tue hangër buke të nxehte, me djathë e tamel lope.
-O Tate une due kulaç, nana me ka thane; se kure te vinë Tata do te gatuej kulaç ne kaki. Po more bire qetash po bluen baba për ty në mokën e nana po skuqë cerumen. Veç mos u mërzit e nuk po vonojmë aspak me ta ba qefin.
Pa prite me tha djerset mori një shoshe drith dhe e filloj te sillte gurin e randë të moknës. Ai e dinte se nuk ka mirësi ma madhe se me u shujte urine njerëzve, sidomos te vegjëlve qe nuk e dine ç’ka janë hallet e kësaj bote… Guri i moknës sillej fluturimthi ne mënyre centrifugale nga krahët e fuqishëm te Tates. Per nje gjysme ore bluajti rrapsh një shoshe miell. Mbas pak u gatuan kulaçet dhe camrrllokët filluan t’i hane me kënaqësinë të madhe. Edhe buka e kakinit nuk vonoi e doli prej ceremet me një arome joshëse. Por Tata Kukel nuk ishte ne gjendje te hante, mishi i dhëmbëve i ishte ajtë e pezmatue
-Si asht puna more njeri qe nuk po ulesh me hnager me ne?
-Nuk po due moj grue, “kam hangër” një mesdite ne Krasniqe. Nuk po ja prishi asaj sille të mirë që më gatoi kumbara.
– More burrë ne Krasniqe e këtu është një dite rruge.
-Mos je pa qef e nuk pa na dëfton.
– Jo nuk jam pa qef vec ma bjer një gote raki rrushi, nga ai rrezagiu, se kam nje fare pshtjedhje ne stomak prej te lodhje e rakia ndoshta po ma largon.
Rakia i nuk vlejti per stomakun per te kurue mishin e dhëmbëve. Piu bulmet e iu desh të priste të pas nesërmen me hager veç tue miclue pak tul të përshëshun në bylmet…
Tata Kulel mes dimrave të gjatë e verave rrezatare qëndroi si çetina në shkamb. Ditën shkove në pushimin e pasosur kulla granite mbeti pa oxhak. Pushka, gozhupi e laku mbetën varun në kunj. Rrathët borës pushuan në shkorsën e tymosun . Tervesa, qua bujarin, parmenda bujkun dhe , posti plakun e urtë…. Tata Kukel nuk ishte hero madhështorë që sfidoj vuajtjet mizore që mbollën e rritën të huajt nder ne. Kuneli dhe tatat e maleve si përcjellës të artë të gjakut pellazgjiko-ilir ruajtën nder shekuj vitalitetin racës sonë të vjetër. Tata ka me vdek vetëm kur nipat e stërnipat e tij të shpërndarë si neper botë të dashuruar pas qefeve kanë me harrue vuajtjet tua mizore. Dru se kur të bjerrim kujtesën per tatat e kukelat që mbijetua si anxa e ndryme në zguer nga pa dija kemi me i thirr derrit dajë!