Edmond Shallvari

I paharruari miku i penës Dedë Shkurti, që për fat të keq nuk mundëm të takoheshim realisht nga ikja e tij e parakohëshme, ka komentuar dhe shkruar jo pak herë për krijimtarinë time, mes të cilave është dhe shkrimi i mëposhtëm:Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze
Edmond Shallvari është aktualisht njëri nga poetët më të maturuar e më produktivë të Shqipërisë, është një ” motor” poetik me xhiro shumë të shpejta. Ai plotëson idealisht trekëndëshin barabrinjës, kampion i qëndrueshmërisë në konstruksione: Edukim në stad të lartë arsimor e kulturor, Vullnet të hekurt dhe Talent të spikatur. …Duke lexuar në vazhdimësi Edmond Shallvarin, m’u kujtua nobelistja heroike polake, fizikantja bërthamore, Marija Sllodovskaja – Kyri, në Laboratorin e saj bërthamor e cila nga pasioni, ndonjëherë harronte ta vishte kostumin mbrojtës prej plumbi nga rrezatimi bërthamor. Ajo e zbuloi elementin radioaktiv, që për nder të saj e quajtën Polonium, por vdiq e re duke u bërë martirja unikale në botë e shkencës. Poeti Edmond Shallvari e ka veshur ” kostumin ” e tij mbrojtës, nga rrethimi i pandjeshëm i mediokërve, i sahanlëpirësve të letërsisë, nga skrapi i poetekave dhe takimeve hipokrite letrare, nga mediat komerciale që të zhurmojnë për promocione të shpifura për të zhvatur ndonjë kacidhe. I zhytur në Laboratorin e tij krijues, ky Pjer Kyry – poet, ka tjetër synim të nxjerrë nga dora dhe shpirti një poezi qytetare sa më të frymëzuar, të lexueshme e të kuptueshme për një rreth sa më të gjërë lexuesish të poezisë, nga ata të salloneve poetike e deri tek dëgjuesit e radios. …Nuk do të jetë e largët dita kur Edmond Shallvari dhe poezia e tij do t’i imponohet ” malit që s’ bëzan” dhe të përfshihet si shkollë, në kurrikulat shkollore të mesme e universitare, në antologjitë zyrtare të poezisë shqipe, pse jo, të përfaqësojë vendin tonë në takime, panaire e simpoziume ndërkombëtare të poezisë.
Dedë Shkurti, poet e publicist
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.