Mbretëreshë,çika e Tropojës,
Faqja jote si lulja e borës.
Syri yt, syri i shqiponjës,
Krejt kristal,si uji i Valbonës.
Në bjeshkë ty të bekoi Zana,
Në botë si ty nuk lind Nana.
Të ka hije kënga me çifteli,
Kam pasë ra me ty në dashni.
Me formue familjen,mrekulli,
Nuk dua pare, as pasuri.
Veç me pasë fëmijë si drita,
Si me djem, ashtu me çika.
Lind drangoj e shtojzavalle,
Me të falë botën,për një pare,
Nuk të ndrroj as me hanën,
Gjeta shpirtin, mora Zanën.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 11.12. 2020)