Namik Selmani

Kërkova poezinë…
Kërkova poezinë
Po ajo lozte kukfshehtaz me mua pas drurëve të pyllit
Në petalen e një luleje që më vyshkej nëpër duar
Në lehjen e një qeni me sytë që i hidhte drejt yllit.
Me hapin e porsahedhur të një fëmije të llastuar.
Dhe ajo tëk ma bënte me sy
Tek shihja diku borën që gëzonte bujkun për farën
Tek shihja një bust heroi ku po vija një varg të pahedhur
Tek shihja një nxënës fytyrëskuqur që donte fjalën
Tek prekja tastierën për një këngë me tinguj malltretur.
Më tha të ecja pas druvarëve me sëpata në pyllin e zhveshur
Te ecja pas lavërtarit në tokën e mbytur klitshëm nga lumi.
Të takoja vejushën që rriste fëmijët në djepin lulegdhendur
Me një fytyrë të trishtuar për natën ku vritet gjumi.
E poezia m’u bë lajkatare për vargun tim të zgjedhur
M’u bë gërvimë dere të prishur ku çelsi mungon.
M’u bë pjatancë e vënë diku në tavolinë e në bufe, e heshtur
Në pritje të një feste ku vera e ëmbël mes gazit të fton.
E poezia bëhët det shkumëbardhë ku ndalen sirena
Ku briri i erës sjell sa e sa trishtime dhe gëzime.
Me ballë të menduar ti hedh fjalë të reja te letra
Për t’i bërë modestisht portretin kohës me gjëmime
Ah, ku je poezi?????
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.