GJITHMONË E KAM NDJERË
Gjithmonë e kam ndjerë që je atje në bregun e detit
që prek me duar lotët e njërit
dhe gëzimet e ditëve, të cilat nuk pushojnë valët
drejt brigjeve të fatit.
Aty ku ngrihen me shumë bekime ëndrrat,
kërkoj pasqyrat nëse lozin edhe me degëzat e holla
e reflektojnë tiparet e netëve të mia,
aty, më prit, se kam pikasur portat dhe dritaret,
madje dhe vazot në dritaret kam njohur që janë
ashtu si dua unë.
Ato që të shkëlqyera do secili, krahët e hapur
e gurgullima, nga hidhet ujët nga lartësia
e bie duarve të fatit të kërkuar të jetë më e bukura.
Secili ka të drejtë të ketë majën e stinëve,
majën kristalore që nuk ka pushuar së kërkuari,
e pikas që dhe atë e pret, si hap dritaret dhe unë
të atyre syve që i dua, të jenë tërë qetësi e flakë
si ato portat e atyre ecjeve që do kapen nyjë
me udhëimet që s’pushoj të zërë me dorë anijen,
këto brigje, këtë mol, këngën e një stine,
trupat tanë të lëshohen lehtë, si flutura nektari,
mbledhur lëndinave, kur Circa ka mbledhur
të adhuruarit e saj. Jo, ato shpresa unë nuk dua,
nuk pushoj pushtimin e bukurive që s’janë njësoj
si fatet e nxirra.
Mua më përkëdhel melodia
e brigjeve, si asnjë breg tjetër.
S’dua të hap porta të të kaluarës së mbullur të askujt.
S’kthej në bankinat të zbrazëta, pa fije mëndafshi
në pamje, pa një perlë. As fletë të zverdhura s’dua,
por adhuroj valë të fuqishme që hapin duart
dhe përqafojnë fort, valët e vetëbesimit të madh,
si kopshte realë dhe zymbyla plot,
dashuri e ndjerë si më pushton,
si dua dhe sot!
“””””””””””””””””””””


