Aida Meti

GJITHMONË E KAM NDJERË

Gjithmonë e kam ndjerë që je atje në bregun e detit

që prek me duar lotët e njërit

dhe gëzimet e ditëve, të cilat nuk pushojnë valët

drejt brigjeve të fatit.

Aty ku ngrihen me shumë bekime ëndrrat,

kërkoj pasqyrat nëse lozin edhe me degëzat e holla

e reflektojnë tiparet e netëve të mia,

aty, më prit, se kam pikasur portat dhe dritaret,

madje dhe vazot në dritaret kam njohur që janë

ashtu si dua unë.

Ato që të shkëlqyera do secili, krahët e hapur

e gurgullima, nga hidhet ujët nga lartësia

e bie duarve të fatit të kërkuar të jetë më e bukura.

Secili ka të drejtë të ketë majën e stinëve,

majën kristalore që nuk ka pushuar së kërkuari,

e pikas që dhe atë e pret, si hap dritaret dhe unë

të atyre syve që i dua, të jenë tërë qetësi e flakë

si ato portat e atyre ecjeve që do kapen nyjë

me udhëimet që s’pushoj të zërë me dorë anijen,

këto brigje, këtë mol, këngën e një stine,

trupat tanë të lëshohen lehtë, si flutura nektari,

mbledhur lëndinave, kur Circa ka mbledhur

të adhuruarit e saj. Jo, ato shpresa unë nuk dua,

nuk pushoj pushtimin e bukurive që s’janë njësoj

si fatet e nxirra.

Mua më përkëdhel melodia

e brigjeve, si asnjë breg tjetër.

S’dua të hap porta të të kaluarës së mbullur të askujt.

S’kthej në bankinat të zbrazëta, pa fije mëndafshi

në pamje, pa një perlë. As fletë të zverdhura s’dua,

por adhuroj valë të fuqishme që hapin duart

dhe përqafojnë fort, valët e vetëbesimit të madh,

si kopshte realë dhe zymbyla plot,

dashuri e ndjerë si më pushton,

si dua dhe sot!

“””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Koha ndryshon gjithçka ..

Koha ndryshon gjithçka …
era bëhet frymë e lehtë,
bora behet uje,
shiu i rrëmbyeshëm,
toka largohet,
mendja një kuti,
Ka kaq shumë gjëra qe mund te harrosh, dashurite ?
– Blihen ne dyqan aty ku e lene zemrat
duke u dridhur …
Gjithçka shkon jashtë,
edhe zjarri më i padepërtueshëm, hiri që mbetet,
duart dhe fytyrën, gjithçka na shpëton
… por ne sjemi afer,
ka shume rendesi,
nëse mendon për mua,
unë mendoj për ty,
gjithçka kalon,
qielli xheloz për retë e tij,
harabeli ne folene e tij,
dielli i luleve i jep jete
kjo te ben te lulezosh,
nëse më shikon,
unë të shikoj ty,
ka distanca ose vetëm herë here që nuk i kemi,
ka kaq shumë gjëra për të bërë,
dhe shumë gjëra që të marr me vete, Koha ndryshon gjithçka ..
. Te marr ty nga duart,
Unë te mbaj në një përqafim, ku nuk doje asgje tjeter ..
bota ndalon diku tjetër ne vërtet
Por koha ndryshon gjithcka
Ndersa dashurine time per ty kurre .

Aida Meti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.