SHQIPËRI VËND I BEKUAR
1
Shqipëri, i bekuari vënd.
Me gjithë poullin tënd.
Truall e njerëz, jeni të pandarë.
Sëbashku, përbëjmë, KOMBIN SHQIPTAR.
2
Vetm Krijuesi është pronar.
Nuk jemi mall, i vënë në pazar.
Nuk Shitet e nuk blihet Perëndia
E asgjë që është krijesë e tija.
3
Ju Hajdut e Gënjeshtar!
Nuk jeni pronar të Kombit Shqiptar.
Me Kombin Shqiptar, mos bëni pazar.
4
Nga Perëndia dihet se:
Kombi(Truallin e njerëz e gjuhë),
As dhurohet, as tjetërsohet;
As shitet, as blihet.
5
O Të nderuar Shqiptar!
Me zaptuesit e pushtuesit:
Mos hykmë në pazar….
Kombi Shqiptar, është i pa ndarë.
6
Mos dëgjoni matrapazët,
Mos bëni pazar.
Njëlloj janë gabimëtar:
Si rrëmbyesit, pushtuesit;
Si shitësit e blerësit,
Edhe matrapazët e ndërmjetësit.
7
O shqiptar!
Nga pushtuesit, kërkoni:
Largimin nga trojet shqiptare.
Ndaj blerësve, mos u bëni shitës!
8
Vetëm me miqë të mirë bisedoni,
E ndihmë kërkoni: Se si pushtuesit;
Të largohen, nga trojet e rrëmbyea.
E të mos marrin edhe pjesë të tjera.
9
Kështu, jemi njërzor,
E të respektuar si njerëz .