18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Eduart Veli

EDHE HËNA ËSHTË ÇAME!Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Çame moj,sa feksje prëmë.
Pa dritë e le,të bukurën hënë!
Çame moj,për kokën tënde!
Me dritë,të gjithë i çmënde!
Moj shami bardhë,si bora.
Një haber nga ti,unë mora.
Hajde nesër,mbi mëngjes.
Tek”kroi nuses,”do të pres!
Çame moj,e bukura Çame .
Me jelek edhe me tumane.
Çame moj,këpucë me maja
Me manton,çuditet dynjaja!
Gjerdani xixa,hedh në gushë.
Gjithë naze shkon në fushë.
Vathët ndijnë, si rreze dielli.
Je si hënë,që zbret nga qielli!
Mbase dhe mua,më del fati.
Të marr një nuse,nga Filati.
Më flasin vetë ,viset e mia.
Merre djalë,nga Paramithia!
Dua një çame,si gjeraqina.
Vajza të bukura,ka Janina!
Për një Çame,mu dogj xhani!
Ta zgjedh unë,thotë Bezhani!
Kudo ,ku shtrihet Çamëria.
Janë vashat e viseve,të mia.
Le të bredhësh,botën mbarë!
Si vashat Çame,nuk ke parë !
Hënën vashë,sot ti çe venite.
Tek burimi,dole dhe më prite.
Më e mira vashë,e kësaj ane .
Dhe hëna në qiell,është Çame!
Ti edhe Hëna,pra që të dyja.
Pranoni,të jeni nuset e mija?
Njëra në tokë ,tjetra në qiell.
Me nënë,Çamërinë si diell !
Shkruar nga

Eduart Veli
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.