MË DHEMB SHPIRTI E MË PIKON GJAK NGA AJO QË SHOH
Kurr gjatë jetës sime nuk i kam dalluar njerëzit në të pasur apo në të varfër. Gjithnjë gjatë jetës sime isha shumë modest dhe kurr nuk më ka pengur të rrija me njerëz që ndoshta nuk janë intelektualë, por me shumë kënaqësi kam ndejtur edhe me njerëzit të cilët me modestinë e tyre të shërojnë shpirtim në çastet më të vështira të jetës.
Gjithnjë jam munduar të ruaj nderin, moralin, besnikrinë , ndërgjegjën time, por mbi të gjitha të jem i besuar në parimet e mia njerëzore dhe mos të e lejoj veten që të i thyej parimet e mia për një çikë interesi personal dhe të i përkulem një rrugaçi partiak vetëm e vetëm për të arritur diku lart në ndonjë post.
Një gjë kurr nuk e kam lejuar dhe asnjëherë nuk kam ra preh e rrugaçrisë së disa individve partiak, sepse të arriturat e mia kur nuk i kam parë tek përkulja e një rrugaçi të partisë, por i kam parë tek aftsitë dhe puna ime që e kam bërë me kontributin tim. Po nëse më pyetni a keni pasur ndonjëherë dhembje zemreje. Unë do të përgjigjesha jo vetëm që shumëherë kam pasur dhembje zemreje dhe nga ajo dhembje zemra më ka pikuar edhe gjak.
Po nëse vazhdoni të më pytni por kur kjo ju ka ndodhur dhe ju ndodhë edhe sot. Përgjigja ime do të ishte kjo. Shpirti më ka pasur dhembje dhe më ka pikuar gjak, por edhe sot një gjë e tillë tek unë është e njejtë, kur shoh një intelektual lejon veten të vrapoj si një zagar pas një rrugaçi për të kërkuar ndihmë për të e ndihmuar që nëpërmjet partisë të ngritet në post. Në këto raste e kam ndjerë veten në një gjendje shumë të vështirë dhe mu në këto raste gjithnjë ka filluar të më dhemb shpirti dhe të më pikonte dhe më pikon gjak.