M A R I A !
A e dini ç’kam në duar, në gji fort shtrënguar ?!
Kam një ëngjëll të dërguar, një meteor të lëshuar,
Një hënëz të ndriçuar, një kurorë zbukuruar,
Një krijes bukurie, një trëndafil dashurie !
Një perlë nga deti marrë, ashtu siç mbledh një kërkimtar.
Poshtë valëve në thellësi kërkon si një i marrë.
Ku kanë folenë shkon ai edhe pse ka dallgë dhe stuhi.
Por ka hënën që i tregon, ku janë xhevahiret porsi ti !
O zot ! shumë të falenderoj, dhe pse po qaj si fëmi,
Që më dhe këtë dhuratë, shkruar në ungjillin e bekuar
Fytyra e saj më deh, ndaj dhe jam i lumturuar.
Puth, ledhatoj, oh çkënaqësi ! mbesën time Mari !
Dorë e saj më prek fytyrë, prek ballin tim.
Më tërheq, më kap prej flokësh, oh ç’gëzim !
Shpesh herë më lodh, më lë pagjumë, e di ?
Por më jep gëzimin pakufi, më largon çdo mërzitni !
Nuk e fsheh dot lumturinë, që më ledhaton.
Dhe shikimin plot stuhi, që ti më vrojton.
Dua të thërras, njerëz pafund të shurdhoj !
Emri Maria ! në tokë, në qiell, të vrapoj!
Unë e di, ti kur të rritesh,do thurësh ëndrra plot lumturi,
Por një ditë do mendosh,do të kujtohesh për një njeri,
Shpejt me vrap do të gjesh fotografinë, si kujtim
Do belbëzosh me dashuri:- ja… është gjyshi im !