18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Anila CACI

Nisma ditën me ca shikime të ëmbla,
sikur mos mjaftojë
dua ta shijoj kafenë nga buzët e tua,
ca pëshpëritje që më bëjnë zemrën zog
të fluturojë drejt çerdhes tënde plot dritë.
Pres diellin t’ma afrosh fytyrës
të zgjohem i gjithi pa lënë asnjë pjesë kund
s’dua të ndjej as më të voglën pasiguri
se ti do jesh qelizë e imja në pafundsi.
Kur më vjen kjo ditë kaq e mbarë
aq me hare e vrull rinie,
të gjitha shirat e gjejnë daljen
në qiellin tim të kthjellët më kthehesh ti.
Ka ca prekje që duhet ti marr nga ty
ti mësoj se në çfarë më kthejnë
nëse është ajo që mendoj unë
e gjitha ç’dëshiroj është bulëz uji e kristaltë.
“”””””””””””
Qytetërimi i ka rrënjët në kulturë dhe etikë
ndërsa njeriu pa njohur vlerën e sjelljes
nuk mund të ketë raporte të mira me furnizimin
që do të thotë,përveç dijes që merr,
duhet qënë dhe vetvetiu njeri pozitiv në thelb,
duke u marrë tërë kohën sesi do sigurojë paranë,materializmin po humbet ekuilibra
për të cilat është i detyruar të saktifikojë dhe veten.
Në këtë rast përparësi po kanë të jetojnë të qetë kafshët dhe shpendët të ecin në rrugë të lirë në vënd të këmbësorëve.
Ajo që bie në sy është se klima globale po ndryshon dukshëm dhe për këtë ndërgjegjsimi është stacion i panjohur për njerëzimin.
Anila CACI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.